Këto pamje i përkasin momentit kur një mbështetës i ISIS ka sulmuar kalimtarët jashtë katedrales Notre Dame, në Paris.
Personi i identifikuar si Farid Ikken, një gazetar algjerian që po kryente doktoraturën në Paris, ka sulmuar turistët dhe kalimtarët duke i goditur me çekiç.
40-vjeçari ishte regjistruar si gazetar i lirë në Suedi, ku ishte martuar me një shtetase suedeze në vitin 2005, ndërsa është diplomuar në 2011-ën nga universiteti i Uppsala-s.
Ikken ishte listuar si specialist në “zhvillim, demokraci dhe të drejtat e njeriut” dhe shumica e studimeve të tij gjenden online.
Madje, një nga artikujt e tij, i titulluar “Lufta Kudnër Terrorit: 7 Vite të Zymta për të Drejtat e Njeriut,” ishte publikuar nga Shoqata Suedeze e Kombeve të Bashkuara.
Farid Ikken i ishte akorduar gjithasthu edhe një çmim nga Komisioni Europian, për një tjetër artikull, ku trajtonte diskriminimin e azilkërkuesve nga sistemi shëndetësor suedez.
rrofte multikulturalizmi!