Helmimi masiv/ Bllokohet pastiçeria në Peshkopi, dyshime dhe tek uji i pishëm

8 Qershor 2017, 16:54Kronika TEMA

Fill pas ngjarjes së rëndë  ku rreth 150 persona u paraqitën në spitalin e Peshkopisë me shenja helmimi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar pastiçerinë e këtij qyteti.

Deri më tani mësohet se inspektorët kanë sekuestruar të gjithë produktet e pastiçerisë.
Mostrat janë dërguar për analizat bakteriologjike në Tiranë.

Ndërkohë, mediat shkruajnë  se ka dyshime se helmimi ka ardhur nga konsumimi i ujit të pijshëm.

Sakaq, lidhur zbardhjen e kësaj ngjarje është angazhuar edhe Policia e Dibrës, ndërsa vijojnë hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE SE DIBRES

Policia e Dibrës ka marrë njoftim për një fluks personash të paraqitur ditët e fundit në urgjencën e spitalit Rajonal Peshkopi me simptoma helmimi.

Menjëherë pas informacionit të marrë, Policia ka ngritur grupin hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Spitalit Peshkopi, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun nga se ka ardhur helmimi i këtyre shtetasve.

2 komente në “Helmimi masiv/ Bllokohet pastiçeria në Peshkopi, dyshime dhe tek uji i pishëm”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kontrolloni miellin,buka eshte e perbashket !

  2. Tema says:

    Dyshimet jan te nje shtetas Maqedonas (i Dibres se madhe) ku sipas kamerave eshte futur ne guzhinen e pastiçeri ilegalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje