Tefta Radi largohet nga Shqipëria: Ika larg intrigave dhe dallavereve pa fund, Me humbjen e Frankos kam humbur edhe kuptimin e jetës

8 Qershor 2017, 10:07Sociale TEMA
Tefta Radi largohet nga Shqipëria: Ika larg intrigave dhe dallavereve pa

Tefta Radi është larguar nga Shqipëria pas vdekjes së bashkëshortit të saj, këngëtarit të njohur Françesk Radi.

Prej disa ditësh është vendosur në Melburn të Australisë, ku jeton së bashku me djalin dhe nënën e saj.

Me humbjen e Frankos kam humbur edhe kuptimin e jetës”- na thotë ajo me zërin e pangatërrueshëm duke iu dridhur. “Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkërmoq para syve tanë”- thotë Radi në një intervistë për gazetaren Entela Resuli të Dita-s.

-Zonja Tefta, jeni larguar…?

Ndodhem në Melburn të Australisë, Entela. Kam dhimbjen e madhe me vete. Frankon e kam lënë aty. Jam ende shumë e rënduar shpirtërisht dhe e kam të pamundur të flas gjatë. Çdo sekondë jetoj me Frankon. Ndoshta nuk duhet të duheshim aq shumë sa diçka na ndau në mënyrë të rrufeshme pas një fundjave vërtet të bukur.

-Por di që jeni duke përgatitur një dokumentar për bashkëshortin tuaj, jetën e tij, na trego diçka më tepër?

Po, është e vërtet, do të jetë një dokumentar mbi jetën dhe krijimtarinë e tij artistike. Akuzat për shfaqje të huaja në kompozim, e interpretim me dëshmi e fakte autentike. Do të flitet për festivalin e 11, largimi nga Tirana pas këtij festivali edhe pse ishte punonjës i bendit të Gasper Çurçisë me kitarë, që në moshën 16 vjeçare.

Pjesë e dokumentarit është jeta dhe aktiviteti krijues në Pukë, angazhimi dhe njohja e instrumenteve të ndryshme popullore të veriut që u bënë lajtmotiv në krijimtarinë e tij artistike etj. Intervistuesit, personalitete të artist të muzikës sjellin figurën e Frankos jo vetëm si i pari kantautor, i talentuar krejt i veçantë në krijimtarinë e tij, por mbi të gjitha si njeri me dinjitet të spikatur që nuk ia dha kënaqësinë asnjë force politike për t’u përdorur prej tyre.

S’u bë urë e askujt, nuk u ankua kurrë për të shkuarën e tij, ndaj nuk u shpërblye me tituj as kur të gjithë menduam se kishte mbërritur demokracia, së cilës, falë bashkëpunimit me Agim Doçin, Alqi Boshnjakun, i këndoi me ironi e fabula problemeve sociale të kohës. Ashtu sikurse dhe finesa në këngët për dashurinë e diferenconin atë nga shumë krijues të tjerë, ashtu si dhe timbri i veçantë i zërit të tij.

-Zonja Tefta, ke reflektuar këto ditë për jetën dhe a ke një mesazh për njerëzit?

Nuk ka dhimbje më të madhe për një jetë të ngritur mbi dashurinë e vërtetë dhe sakrificat. Dashuria ime me Frankon ishte tejet e veçantë, ashtu si dhe vetë jeta e tij, e thjeshtë e larg zhurmave për të dalë mbi të tjerët. Larg interesave meskine e përfitimeve materiale. Ndoshta dhe një trysni e ushtruar ndër vite ndaj intelektualëve të vërtetë.

-Ju më thatë se kaluat një fundjavë të mrekullueshme me të, përpara se të sëmurej. Mund të na tregoni si ishte ajo ditë?

Një ditë e bukur si gjithë të tjerat. Një shëtitje në natyrë, një drekë tek Indriti në Mullet, së bashku me vëllain tim të ardhur nga Australia, nën shoqërinë e muzikantit Mark Luli me të shoqen. Pas kthimit në shtëpi punoi rreth 2 orë e gjysmë me orkestracionet e disa këngëve napoletane të cilat do t’i këndonte me tenorin Kastriot Tusha. Më vonë ndoqëm tek RAI koncertin e Loredana Pertes me artistët italianë në mbështetje të gruas. Dhe kështu pastaj, erdhi ai moment që mori Frankon përgjithmonë.

-Hemoragjia cerebrale po i merr jetën shumë personave… keni një mesazh për njerëzit?

Tashmë kam filluar të besoj tek fati. Gjithkush ka fatin e tij. Nuk kam mesazhe. Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkatërrua… Franko ishte vital, më trup atleti, u ndodh para tragjedisë së madhe, humbjes së parakohshme. Ndërkohë jeta për mua humb kuptimin e saj.

-Tani jetoni me djalin aty?

Po dhe me nënën. Për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve.

-Ka qenë problematike Shqipëria në këtë drejtim? Besoj këtu keni edhe shumë miq…

Historikisht, ndaj dhe çalon historia e kombit tonë. Kurrë si shohim dot ngjarjet bardh e zi. Natyrisht kam shumë miq më të cilët komunikoj çdo ditë. Kaluam jetën aty, bëmë për atë vend gjithçka kishim e dinim të bënin. Vlerësimet i kemi marrë nga njerëzit e thjeshtë. Kjo u pa edhe në lamtumirën e Frankos.

-Ishte i pakënaqur Franko kohët e fundit? Çfarë e mundonte?

Franko humbi vitet më të bukura dhe jo pak nga 1972, pas festivalit të 11 e deri në ‘90 kur këngët e tij u bënë hite dhe të parat videoklipe. La Tiranën dhe u nis drejt Fushë-Arrëzit. Nuk u ankua kurrë por brenda ndërgjegjja e tij vritej nga padrejtësia dhe titujt e dhënë pa kriter më së shumti për të pa merituarit. Shumë herë thoshte: Është turp të jesh mes tyre. Bëhesh pis.

-Doni të thoni që u ndje i pavlerësuar?

Nuk e ka matur kurrë vlerësimin me letra. Ngado që shkonte rrethohej nga dashuria njerëzore, po ato çka shikonte nuk e bënin indiferent. Franko nuk kërkoi kurrë dhe nga askush asgjë. Artisti matet me atë çka lë pas, emrin.

Keni ndonjë peng ne raport me të, po ai vete kishte?

Ndoshta që nuk arriti ta shkelte Australinë. Mund të kishte një trajtim tjetër shëndetësor.

-Kishte vuajtur me parë nga ndonjë sëmundje apo i erdhi papritur kjo?

E papritur.

-Zonja Tefta, ju jeni larguar përfundimisht nga Shqipëria?

Jam rezidente e përhershme në Australi. Natyrisht edhe do të vij. Shqipëria është zemra jonë.

14 komente në “Tefta Radi largohet nga Shqipëria: Ika larg intrigave dhe dallavereve pa fund, Me humbjen e Frankos kam humbur edhe kuptimin e jetës”

  1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Kalofshi mire Zonja Tefta ne Australi,por mos harroni se intriga dhe dallavere ka kudo ne bote.
    Intriga eshte ne natyren e njeriut dhe shfaqet ne forma te ndryshme.
    Uroj te gjeni qetsine tuaj shpirtnore dhe dhimbjen per largimin e bashkshortit tuaj nga kjo jete, jua lehtsoft perendija.
    Por mbasi te ngopeni me oazen e gjelbert do ta kuptoni se si Shqiperia jon nuk ka askund. ne kete Planet.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      Ashtu eshte, nuk ka vend ne planet qe te te fusi aq deshperim e depresion sa Shqiperia jone. KJo jo per faj te vendit por me shume per faj te vendasve. Mjaftojne 3-4 jave te kthehesh ne Shqiperi e te bindesh qe nuk ke bere keq qe je larguar. Do te duhet kohe, shume kohe qe njerezit dhe mentaliteti ne shqiperi te ndryshoje e te arrije zhvillimin e shoqerive te zhvilluara ne perendim. Per Shqiptaret qe kane mundesine te vendosen ne njerin nga keto vende te zhvilluara eshte humbje kohe te qendrojne ne Shqiperi me shpresen se gjerat do ndryshojne shpejt dhe edhe ne do behemi France, Gjermani, Angli apo Australi kur ata kane mundesine te shkojne e te jetojne ne keto vende te zhvilluara qe tani. Teftes i uroj jete te gjate e te lumtur dhe e kuptoj arsyen e largimit, njerezit si Tefta apo njerezit e mire ne kete vend qe shpresuan se keto 25 vjet Shqiperia do behej, e kultura e shoqerise dhe klases politike do ishte ne nivelet e vendeve te zhvilluara europiane por gjate tere kesaj kohe jane vetem zhgenjyer. Jane djegur breza te tere te rinjsh keto 25 vjet, jane djegur jete njerezish dhe e ardhmja e tyre. Mbaj mend prinderit qe na thonin kur ndryshoi sistemi se rinia e tyre u dogj nen ate sistem por ne te pakten do kishim nje te ardhme me te mire, nuk ndodhi. Sot e kesaj dite degjojme prinderit e sotem (ata qe ishin jo me shume se 5 apo 10 vjec ne 1990) t’ju thone femijeve te tyre ekzakt te njejtat fjale qe prinderit tane na thoshin ne. E kjo eshte turp qe sot pas 25 vjetesh rinia jone mos te shohi asnje shprese ne Shqiperi dhe nuk kane faj kur turren symbyllur drejt emigrimit pa e kthyer koken prapa. Klasa politike e ketyre 25 vjeteve duhet denuar per genocid ndaj rinise se ketij vendi, pasu ju shkaterroi te ardhmen e i detyroi breza te tere te internojne vetveten ne emigrim.

      1. shvejku says:

        edhe ti moj Tefta i ke sherbyer me zell te madh ketij regjimi kriminal qe u instalua ne Shqiperi pas 90-tes gjoja si demokratik!
        U bere demokrate e flakte pro kriminelit Berisha,por e kuptove vetem kur e pesove vete,ndaj hesht!
        Doje kapitalizmin,JA KY ESHTE!

    2. Meti says:

      paske pjerdh moj Tefta edhe ti.. rri o gru.. pertyp dhimbjen nje here.. bere mire qe shkove meqe kishe prere bileten.. po ti kishe bere edhe adetet e burrit pastaj te perhapje kesi kujash dhe ulerimash te nivelit pa nivel

  2. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Vertet eshte e dhimbshme. Fakti qe bashkeshorti juaj nuk jeton me. Po aq e dhimbsme eshte dhe fakti qe njerezit me plot kulture dhe dinjitet si ju, largohen nga kjo shqiperi !

  3. Sabah says:

    Bobobbo edhe Agim Doçi i doçerve ne kete mes

  4. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Na qate menderen me kte idioten. Iku kjo i plasi bytha shqiptareve. Qar ka berebkjo budallacke qe na i mbani ne lajme?? Pse ka lexuar lajmet?? Hipokrite. Ai sistem e mbajti neper televizione dhe kjo na hiqet e persekutuar.
    Iqeni se sna plas per kte

  5. Leone-53 says:

    Me duket nje pesimizem “i tepruar”.
    Dihet qe Shqiperia ka qene “ferr” per shume nga ne qe e kemi jetuar diktaturen ne te gjitha “ngjyrat” e saj por smund te thuhet se ka qene kaq e “thart” per F. Radin sepse si njeri i artit ka pasur privilegjet e tij qe per ne njerzit e thjeshte ishin “molle e ndaluar”.
    Kudo te vesh si vendi jote e veshtire te gjesh “lumturine” e kerkuar edhe pse politika aty ne Shqiperi ua ka bere njerzve jeten shume shume te veshtire dhe stresuerse!

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      eshte e veshtire per njerezit me intelekt te jetojne mes llumit te injorances, e per me teper kur llumi nuk te jep asnje shans per shprese se e ardhmja do jete me e mire.

  6. sporti says:

    Madona prej Sauku

    Intriga ka kudo por ato behen kur dikujt i prek interesin. Tek ne nga injoranca, babezia behen kot – thjesht pse ste pelqen dikush si i ka krehur floket. Ka nje ndryshim .

  7. edi says:

    Ik o Tefta dhe mos u kthe me kurre…..Ne Australi te “paguajne” per aq sa vlen dhe kush ka vlera nuk ka frike te krijoje jeten ne çdo vend te botes…..Por Shqiptaret jane mesuar te ecin ne jete me: “jam filani i filaneve”, “jam kunati i fistekut”, “kam kusheri beqirin” nuk dine te ecin per aq sa vlejne…..Ik o Tefta dhe mos u kthe me, ne kete vend te mallkuar nga zoti…..Vetem Romaket mund ta kishin bere kete vend: Ne fillim flaken dhe pastaj plugun qe mos te ngelte me asgje…..

  8. XheJ eN Bi says:

    Interesante do ishte ,nëse do ketë një dokumentar ,edhe për jetën rinore.
    Françesk Radi ka qënë në Liceun Artistik të cilin e ka mbaruar në1970-ën.Ka qënë I pandarë me Blerim Reçin virtuoz në fizarmonikë,që rivalizohej me Krajkën.Si çapkën që ishin të dy, një ditë rëzuan murin me tulla që ishte para Ambasadës Rumune.Kur e mori vesh drejtori i vuri dhe e ngritën përsëri.U munduan të ndihmonin shumë nxënës, se ishte një dyshe simpatike në Liceun Artistik.

  9. Mapo e tiranes se re says:

    Po pse mor qe i denuar nga regjimi komunist kur ai gjithe kohen ishte ne orkestren e estrades se shtetit. Me studime te larta.
    Se dija paska qene emeruar ne fushe-arez. Po ashtu qene shume te rinj e te reja nga gjithe krahinat e shqiperise, sepse zonat e veriut sngriheshin dot me kembet e veta: kane sherbyer me mjeke veterinere ushtarake mesues gjeologe me breza te tere. Po nuk kane qene te te internuar por te emeruar.
    Atehere cdo te thone ushtaraket qe ngelen Maleve e tyneleve e inxinjeret e digave qe kane rahur te kater anet e atdheut.
    Une sot po e marr vesh qe paska qene i “internuar dhe njerezit kishin frike prej tij” (tha e shoqja- spikerja kryesore e lajmeve kryesore te ores 20 ne RTSh gjithe kihen deri sa erdhi dhimokracia.
    Komshi kemi jetuar ne nje lagje ne tirane te re te mapo, sot sheshi willson.

    Franko ka jetuar atje me prinder e vellane e madh, ai aktor filmash .

    U martua me teften dhe ne degjuam qe ish bije ushtaraku dhe kish qene mesuese ne fshat. Prej frankos erdhi ne tirane dhe u katapultua ne spikeren kryesore te lajmeve, bashke me alfons gurashin , virgjil kulen – dhendrin e rita markos qe ish ne ate kohe antar i byrose politike, dhe ky cicua qe ben dhe sot gazetarin e perndjekur.
    O njerez e kuptoni cdo te thote te punoje ne radio televizion ne ate kohe dhe spiker i lajmeve. Qe ish nder i madh qe te behej dhe qe kishe kaluar ne shume sita, dmth kishe marre vulen njeri i besuar.

    Atehere ku eshte persekutimi ketu.
    Apo frika qe kishin njerezit te perziheshin me frankon kur prej frankos gruaj e ardhshme u vendos ne tirane e gjeti ate pune prej miku e ate vend pellumbash.

    Ne wikipedia thuhet:
    Tefta Radi Ka mbaruar studimet në degën Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës. Gazetare dhe folëse në Televizionin Shqiptar…

    Per vellane e Frankos thuhet po aty:
    Ferdinand Radi u lind në Durrës, në 29 gusht 1942, në një familje intelektuale. Nandi dmth dhe Frankua, ishte nipi i Vinçens Prenushit (klerik i larte katolik, vdekur ne burg ne 1949) nga nëna, e i Lazër Radit (avokat, i burgosur dhe internuar per vite te tera nga periudha 1944-1990) nga babai.
    Referuar gjithmone wikipedias ne shqip.

    Prandaj a mund te quhet i internuar apo persekutuar Franko apo i vellai me familjet e tyre kur jetonin ne mes te tiranes, lagja me e zgjedhur, lagja 8, me shkolla te larta me punera te mira, me grua spiekere te lajmeve ne radio televizionin shqipetar.
    Nese vertete paskan kete background familjar me ben cudi shume te madhe se ka njerez qe su doli shkolla se kishin pas ndonje kushuri te prinderve ne burg apo te denuar. Ndersa keta dalin tani te internuar apo denuar.
    Te zinj kushurinj qe kane qene vertete te internuar do te qeshin kur te degjojne keto shkrime sot.

    Se di po keshtu smbeti pa dale i lnternuar.

    Ne ne lagje kishim respekt, nherez te mire, te edukuar, te folur me komshinjte.

    Nderoheni Frankon si njeri te mire, artist e profesionist te mire, familjar te mire

    Mos e ngateroni me gjera te qene e te paqena.

  10. Emigranri nga tirana e re says:

    O tefta po kush po pyet nese braktise ti shqiperine. Ti je nje pensioniste qe kontribuove sadopak be rimekembjen e shqiperise si mesuese ne zona te thela sic qe fusharrezi. Packa se ti e quan knternim. Po babai yt oficer dhe shoket e tij qe skane lene mal pa shkelur per te ruajtur lirine e pavaresine e vendit ishin dhe ata te internuar???

    Po halli eshte se shqiperine po e braktisin te rinjte me kapacitet e te ngritur . Shqiperia ka mbetur e rrudhur e pa fuqi, me demokraci po pa shtet pa ushtri.
    I eshte lene fqinjeve gati per asimilim.
    Ik tefta e mos ca koke se si bie njeriut mendja per ty aper familjen tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje