ISIS kërcon kryeqytetet e Ballkanit me fushatë terrori

9 Qershor 2017, 09:26Rajoni TEMA

I ashtuquajturi Shteti Islamik është betuar të presë kokat e “të pafeve” kudo në Ballkan, si dhe të vrasë ‘tradhtarët’ serbë dhe kroatë, ndërsa kërcënimi i ri u publikua në versionin boshnjak të revistës së xhihadistëve.

“Jo, i betohemi Allahut, se nuk e kemi harruar Ballkanin,” paralajmëroi versioni boshnjak i revistës së ISIS, Rumiyah, teksa organizata terroriste kërcënoi rishtas rajonin.

Në një artikull të titulluar “Ballkani – Gjak për Armiqtë dhe Mjaltë për Miqtë”, grupi terrorist bën kërcënime të drejtpërdrejta për serbët dhe kroatët në lidhje me rolet e tyre në luftërat e Ballkanit, si dhe për tradhtarët myslimanë ndaj besimit islamik.

“Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe qytete të tjera, duke prerë kokën dhe duke derdhur gjakun e të pafeve”, paralajmëroi artikulli.

Xhihadistët paralajmërojnë se nuk e kanë harruar që serbët dhe kroatët luftuan kundër myslimanëve boshnjakë në luftën e viteve 1992-95.

“Mendoni se gjithçka që ndodhi mbaroi kur u kthyet në shtëpi me duart e njollosura me gjakun e myslimanëve?” – pyeti grupi terrorist përpara se të paralajmëronte se lufta e viteve 1990 ishte fillimi i fundit.

Artikulli vazhdon duke thënë se të gjithë tradhtarët e besimit islam në Bosnjë, në rajonin e Sanxhakut në Serbi, në Shqipëri, në Kosovë dhe Maqedoni do të “shfarosen” me “shpatë dhe thika”, nëse nuk i kthehen islamit.

“Gjaku juaj është më i vlefshëm dhe më i ëmbël për ne sesa ai i serbëve dhe kroatëve,” thotë artikulli.

Autorët e artikullit gjithashtu i referohen sulmeve të ISIS në Britani, Francë, Gjermani dhe SHBA; vende që sipas tij janë më të forta se Ballkani, por gjithsesi të pambrojtura.

Autorët thanë se ISIS i ka kthyer këto vende nga fuqi që mburren në kombe të poshtëruara dhe të frikësuara.

“Mos mendoni se jeni të sigurt dhe gati,” paralajmërojnë ata.

Versioni boshnjak i revistës ISIS që nga shtatori i vitit të kaluar ka justifikuar sulmet e kryera nga grupi terrorist në të gjithë botën.

Revista botohet në disa gjuhë, përfshirë arabishten, anglishten, turqishten, gjermanishten dhe frëngjishten, nga media e ISIS, Al-Hayat. Emri do të thotë “Roma” dhe supozohet se lidhet me rënien e Perandorisë Romake.

Goran Kovaçeviç, një profesor në Fakultetin e Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, i tha BIRN nëntorin e kaluar se qëllimi i revistës është t’i bëjë apel myslimanëve të varfër dhe të papunë të Bosnjës.

Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një nga eksportuesit kryesorë në rajon të xhihadistëve në Lindjen e Mesme.

5 komente në “ISIS kërcon kryeqytetet e Ballkanit me fushatë terrori”

  1. krysho ludovik says:

    ato fshatrat qe u zbrazen nga serbet “kriminele” ne pjesen myslymane te bosnjes thuhet qe jane mbushur me arape
    dmth luftetare lirije e demokracije sipas klintoneve
    do ja shikoje sherrin ballkani kesaj heret apo vone

    1. Greku i pabese, me garuzhde ne brez. says:

      Aman vetem Janulles te mos ti ndodhe gje, per te tjeret vari leshte.

      1. Scutari says:

        “Garuzhde në brez”, ju terroristët islamik, do shikoni nga Presidenti Trump se sa vleni!
        Ballkani nuk do islamizohet nga ju jashqitjet!
        Ptu, kriminela terrorista islamik!

  2. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    shkuan per lesh muslimonet shqipfoles te cilet citohen nga ISIS si te ”pabese” ndaj Allahut……………

  3. Devolliste + Komuniste= Cope muti says:

    E kane fjale per ” Devollistet”.Se jan njerez te pabese ,injorante.Dhe e kane mendjen Qe gjithe burrat e Devollit ti skastroje ndersa grate e Devollit ti bejne “pasterma ” me nji fjale ta mbushin zonen e Devollit me qena.Si ato ” brigadiret ” Qe I zinin grate e kooperatives me zor dhe benin sex neper pyll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje