Anita Haradinaj: Ja pse Ramushi mund ta bëjë Kosovën!

7 Qershor 2017, 11:58Rajoni TEMA

Nga Anita Haradinaj

Rrëfimi im sot nuk do të ishte i plotë pa kontributin shumë të respektuar të nënave, shoqeve dhe shembujve; andaj para se ta ndaj atë me ju, nga thellësia e zemrës, dua t’ua shpreh mirënjohjen time të thellë të gjitha këtyre grave.

Janë ato që sakrifikuan, frymëzuan dhe që namësuan të jemi ato qe jemi sot. Janë ato qëridefinuan se çfarë do të thotë të jesh grua nëshekullin 21. Jam përjetësisht falenderuese. 

Shpesh e kam mundësinë që t’i analizoj të gjitha ato diskutime stereotipike për t’i bërë gratë “më të forta.” Por, unë aspak nuk pajtohem me to. Ne tashmë jemi të fuqishme! Çfarë na duhet në këtë moment është tëndryshojmë perceptimin që e ka bota për fuqinë tonëPër dhënien e secilës grimcë të energjisë tonë nëfuqizimin e njëra-tjetrës, dhe për t’i treguar pjesës tjetër të botës që jemi të forta. 

Në retrospektivë, jeta ime ngritë shumë pyetje të cilat unë ja bëj vetes çdo ditë: Anita, ku e ke gjetur forcën per t’u përballur me të gjitha gjërat që jeta pa të drejtët’i servoi? Përgjigja është e thjeshtë: të përballesh me ankthet më të thella është proces i natyrshëm… pjesëe të qenurit. Andaj, përmbajtja e rrëfimit tim është e ndarë në tri fusha të ndryshme: Mbijetesa, Rezistenca dhe Përparimi. 

Unë jam Anita Haradinaj – gazetare që e kam trashëguar profesionin nga babai i cili e ka kaluar pothuaj një gjysmë shekulli në televizionin publik të Kosovës. Si babi edhe e bija, edhe unë kam qenë pjesë e RTK-së që gati dy dekada dhe përfaqësoj gjeneratën e dytë me qëndrimin më të gjatë në këtëinstitucion.

Si e re, personaliteti im është formësuar mes Prishtinës dhe Tiranës. Këtë Tiranëdashurisë time tëvjetër, jam moralisht e obliguar ta falenderoj për ruajtjen e gjithë atyre kujtimeve të adoleshencës me ty. Ato janë të shpërndara gjithandej nëpër qoshet e këtij qyteti. Më ke mësuar kush jam; ndërkohë qe Prishtina më ka mësuar të dua. 

Të qenurit nënë e tre fëmijëve të adhurueshëm, e mbaj këtë “titull” me dinjitet dhe nderë. Të quhesh nënë është maja e Olimpit në hierarkinë e të gjithë titujve. Nuk ka epitet në jetën time që e kam mbajtur me më shumë krenari. Prej të qenurit nënë kurrë nuk pensionohesh; as nuk mund të dorëhiqesh nga përgjegjësia e të shprehurit dashurinë më të sinqertëqë natyra njerëzore ndonjëherë e ka parë. Andaj, unëzakonisht nuk flas për të drejtat e grave apo fuqizimin, sepse për mua, të qenurit gruan nënkupton FUQINË.

Në këtë pjesë të Ballkanit, paragjykimet janë thellë tërrënjosura në strukturën tonë shoqërore; andaj gratërriten kryesisht sipas modeleve konzervative që i inkurajojnë ato t’iu konformohen normave shoqërore tashmë të etabluara. Të qenurit “ndryshe” mund tërezultojë me disa mendime kundërthënëse.Megjithatë, kurrë mos u frikëso të jesh ndryshe.Gjithmonë lufto ta gjesh rrugën tënde për t’u bërëkush je. Si grua, i kuptoj implikimet që një deklaratë e tillë mund t’i shkaktojë. Jo secila prej nesh e ka mundësinë të jetë e pavarur nga familja për tëpërmbushur nevojën bazike për shkollim dhe mirëqenie. Megjithatë, edhepse mentaliteti është faktor i madh përcaktues për të krijuar kush je; ju gratë duhet të kuptoni rëndësinë për t’u bërë ajo qëdoni të jeni. Një person i pavarur, mbi të gjitha, është rezultat i botëkuptimit emocional, kritik dhe racional tëasaj që na rrethon. Kështu që, njëri nga mësimet mëtë vlefshme të jetës time është të kuptosh se duhet t’a lejosh mendjen të ndihet e lirëDuhet të luftosh tëmos jesh shënjestër e paragjykimit dhe të tejkalosh pengesat mentale që vihen nga shoqëria. Ju gra jeni të fuqishme! Bashkarisht jemi edhe më të fuqishme.

Para se të elaboroj përvojën time, më duhet qëshkurtimisht të sqaroj që ftesa për këtë samit njk është e lidhur ngusht me luftën time për të drejtat e grave apo me rrëfimet e emancipimit përreth globit; por ka të bëj më parë me rezistencën emocionale tënjë gruaje që mund t’iu inkurajoj secilën prej jush tëjeni kush dëshironi të jeni. Mbi të gjitha, fjalimi im këtu lidhet me një histori komplekse të një shteti që ende po i bënë hapat e parë të zhvillimit. Si rezultat, për t’u bërë ajo që jam sot, unë nuk kisha zgjidhje tjetër pos t’i tejkaloj kufizimet e mia.

Mbijetesa

Si fëmijë i viteve të 80-ta, i takoj një gjenerate që ka jetuar përgjatë një periudhe shumë të brishtë dhe tëtensionuar. Deri në mesin e vitit 1998, qëllimi kryesor i njerëzve të Kosovës ka qenë mbijetesa prej regjimit tëdhunshëm jugosllav. Gjatë kësaj kohe, prindërit tanëkishin humbur punët e tyre dhe po bënin përpjekje për të krijuar çfarëdo mundësish që ne të ndihesh tësigurtë. Për ne, lindja e vëllaut në vitin 1995 shkaktoi tensionim serioz në familje sepse ishim të paaftë ta rrisnim atë me të mirat që i dëshironim. I mbaj mend ditët kur nuk kishim qumësht apo ushqimet që i donte ai për ta ushqyer. Për më tepër, situata doli nga kontrolli me vendimin e regjimit jugosllav për ta mbyllur shkollën tonë dhe të “bllokojë” atë që mund tëishte drita në fund të tunelit – shkollimin. Megjithatë, duke e ditur rëndësinë e dijes, ne nuk u dorëzuam kurrë. Kemi mësuar në bodrume dhe shtëpi private tëprofesorëve që rrezikuan jetën për të na mësuar. Demonstruam, rezistuam dhe mbijetuam – ishte cështje instinkti, por ishte shumë e fuqishme. Kjo situatë më së miri përshkruhet me fjalët e aktivistit tëmadh afrikan Desmond Tutu: “Nëse je neutral nësituata të padrejtësisë, e ke zgjedhur anën e shtypësit.” Andaj, që nga mosha shumë e re, jam mësuar ta ngris zërin dhe të revoltoh kundër çfarëdo lloj shtypjeje. Kështu mësova se jeta është betejë për mbijetesë… 

Rezistenca 

Për më tepër, me fillimin e rezistencës të UshtrisëÇlirimtare të Kosovës ndaj regjimit, gati 1 milion kosovarë u dëbuan nga regjimi i dhunshëm. Gjatëkësaj periudhe, unë dhe familja ime u zhvendosëm nëTiranë. Njerëzit zemermirë të Shqipërisë i hapën dyert e tyre për t’i mirëpritur njerëzit e frustruar dhe emocionalisht të dërmuar të Kosovës që po e braktisnin vendin e tyre të frikësuar për të ardhmen e familjeve dhe pronës së tyre. Pasojat e luftës ishin shkatërruese: mijëra njerëz të zhdukur, gati 20,000 gra, fëmijë, njerëz të luftës të abuzuar, dhe ëndërrat e iluzionet që theheshin ngadalë nga regjimi famëkeq i Millosheviqit. Por, meqë gjithmonë ekziston njëbaraspeshë utopike mes të keqes dhe të mirës, intervenimi i NATOs ridefinoi statusin tonë, shpresën, ëndrrat dhe të ardhmen. Shpresa u ngjall përsëri! Menjëherë pas intervenimit, familja ime vendosi tëkthehej në Kosovë për ta rifilluar jetën.

Pas arritjeve të sukseseve të shumta profesionale dhe derisa po bëja përpjekje të përmbush ëndrrat e mia si gazetare në televizionin publik të Kosovës, ndodhi të takoja një komandant, Ramush Haradinajn, një njeri sharmant dhe karizmatik. Ai ishte përgjegjës për rajonin e Dukagjinit; një zonë e shkatërruar nga lufta që kishte përjetuar shkatërrim të vazhdueshëm nga regjimi jugosllav; por rezistenca ka qenë e fuqishme nga njeriu i cili që nga ajo kohë më ka shoqëruar duke u bërë bashkëshorti im. a very charming and charismatic man. Martesa jonë i ka pasur fazat shumë të vështira, jo për shkak tëmungesës së dashurisë, por për shkak të thyerjes tonë emocionale sa herë qe dikush ka provuar të na ndajë. Me të, jo gjithmonë përkrahësh, por gjithmonënë mendjen time, e fillova një periudhë rezistence dhe durimi që rezultoi me një përfundim nga filma e Disneyt: sot jetojmë të lumtur së bashku me tre fëmijët tanë

Por, rruga drejt kësaj lumturie që e përjetoj sot ështëe mbështjellur me momente të dëshprimit, frikës, urrejtjes, dashurisë, durimit, kurajos, dhe më sëshumti, dashurisë.  Për ta arritur këtë stad, gjithmonëe kam marrë si shembull vjehrrën time, nënën e Ramushit. Ajo më ka mësuar që forca e njerëzve e ka burimin në dhembshuri dhe dashuri. Herën e parë kur e kam takuar, ata sy rezononin dhembje, dhe ato rrudha dëftuan rrëfime që rrallëherë mund t’i dëgjosh nga një njeri i zakonshëm. Por, ajo nuk ishte e zakonshme… ajo ishte shumë e veçantë. Me gjithërrëfimet e tmerrshme për nënën e masakruar dhe vdekjen e dy djemëve gjatë luftës, ajo ende gjente pozitivitetin brenda vetes për të gjeneruar dashuri dhe admirim për njerëzit. Ajo ishte një frymëzim që ecë qëmund të tejkalonte gjërat e vështira vetëm për shkak se kishte aq shumë dashuri në zemrën e saj. E tëra që kishte kërkuar ishte që Ramushi dhe unë të kishim një martesë të lumtur. 

Me tërë këto gjëra në mendje, jeta ime mori njëkthesë të madhe kur unë u bëra gruaja e Kryeministrit të Kosovës. Fëmiu im i parë, Gjini, ishte vetëm 6 muajsh kur Ramushi mori mandatin; megjithatë gjërat e këqija më ndodhnin në jetën time gjatë kësaj periudhe shpeshtoheshin.  Tre muaj pasi ishte zgjedhur kryeministër, Ramushi mori një aktakuzë qëe akuzonte atë për krime lufte pran Tribunalit jugosllav për krime lufte në Hagë. Me personalitetin e tij të fortëdhe syrin e patrembur, Ramushi më tha ta merrja sikur po shkonte për një fundjavë në Holandë. Me dorëheqjen e tij të menjëhershme nga detyra, ai iudorëzua ligjit ndërkombëtar dhe dëshmoi se do tëpërballej me këtë proces gjyqësor me kujdes, dinjitet dhe durim. Ditën kur arritëm në Rotterdam, e pashë bashkëshortin tim të më rrëshqiste nga duart derisa e merrte policia. Bashkëshorti im shkoi, kryeministri i Kosovës po dërgohej në burg. Ai ishte luftëtari ynë i lirisë; njeriu që na e ktheu shpresën.

Gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare që bashkëshorti im shkonte e vinte në shtëpi për shkak të përgjegjësisëdhe kufizimeve ligjore, neve na lindëedhe dy fëmijë. U mundova të jem nënë dhe baba për ta. Shpenzova aq shumë energji për t’i rritur në mënyrën më të mirëtë mundshme. Dhimbjes që po e përjetoja gjatë kësaj periudhe iu shtua, vetëm disa ditë pasi që Ramushi ishte shpallur i pafajshëm, engjulli im, nëna ime, e cila humbi betejën me kancerin. Ajo nuk ishte vetëm idhulli im, por edhe personi që më drejtoi, këshilloi dhe fuqizoi në ditët e më të vështira të jetës time.Urtësia e saj vazhdon të mbes me mua. 

Përparimi

Për ta përmbyllur këtë përvojë time shumëdimensionale, unë isha dëshmitare e njëthyerje emocionale pas arrestimit të bashkëshortit timherën e tretë me radhë. Kësaj here në Francë, e arrestuan për të njëjtat arsye që e kishin dërguar nëHagë ku e kishin gjetur të pafajshëm; andaj, vetëm nëatë moment e kuptova plotësisht që Ramushi dhe unëjo vetëm që i takojmë njëri tjetrit, por edhe njerëzve tëkëtij vendi. Rrëfimi im i takon secilës grua që ka përjetuar një rezistencë kaq fatkeqe e të dhimbshme.Ky rrëfim u takon të gjitha atyre grave që nuk u ështëdëgjuar zëri; grave që i kanë rritur fëmijët e tyre nëkohë lufte; grave që kurrë nuk e panë drejtësinë që e meritojnë. Të gjitha atyre që sot janë suksesi i gjeneratës së prindërve të tyre që kanë punuar dhe hequr shumë: Majlindës, Ritës dhe Duas, të cilat shtruan rrugën përpara për tjerat që vijnë pas tyre. 

Në fund, e përmbylli këtë fjalim sot me mesazhin për nevojën për përparim. Gjatë maturitetit tonë si individ e kam kuptuar që feminizmi nuk përfaqëson lëvizje politike apo ideologji, por nevojën për t’i zbatuar tëdrejtat e barabarta në kornizë ligjore dhe diskurs publik. Si rezultat, investimi ynë fillestar kryesor duhet të jetë ekonomia. Vetëm 8 përqind të grave kosovare janë pronare biznesesh, dhe vetëm 2% kanë kredi bankare. Ky është shembull se situata duhet ndryshuar; andaj ne nuk mund të jemi të heshtura dhe duhet të vazhdojmë ta përkujtojmë secilin për betejat dhe kontributin e grave para nesh. 

Duhet të përparojmë drejt ndërtimit të një të ardhme më të mirë. 

5 komente në “Anita Haradinaj: Ja pse Ramushi mund ta bëjë Kosovën!”

  1. mimi says:

    “Të bëri” ty, tani lëshoje “të bëjë” dhe Kosovën…(???!!!)

  2. Alban Dega says:

    KALLXONI TERRORIN SHTEROR E FETAR SERB NE KOSOVE !

    – Faktet, realiteti e verteta thyejne cdo mit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mbas Epopese legjendare jo vetem shqiptare por mbare boterore Adem Jasharaj me krejt familje radhitet ajo Haradinaj !
    Nese do te ekzistonte nje cmim Nobel per Lirine ne Bote i pari qe do ta meritonte do te ishte familja Adem Jasharaj, ka deklaruar Kushner.
    Si ish- redaktor per Kosoven ne Agjencine Telegrafike Shqiptare, ATSH, prej shkurtit te vitit 1981, e kam perjetuar Golgoten kosovare per cdo sekonde te jetes sime !
    Jo vetem une por qe nga stergjyshi Ibrahim Islami, gjyshi Ali Brahimi, babai Ram Dega… Tri here eshte djegur e rrenuar nga themelet shtepia e tyre rreze Qypit te Gracit, ne Grac te Shoshanit ne Malesine e Gjakoves rreth 20 kilometra ne brendesi te territorit te Shqiperise jo te zvogeluar por te sakatuar nga Beogradi, Athina, Berlini, Londra… dreqi e i biri!
    Stergjyshi plagoset nga hordhite e Pashicit dhe vdes ne moshen 40 vjecare per shkak te plageve!
    Gjyshi plagoset nga dora e banditeve serbe duke luftuar perkrah Bajram Currin! ” Ju shendosh per Baben!” e ngushellonin ate ne Shoshan pasi u vra Bajram Curri!
    Im ate plagoset per vdekje e lihet per te vdekur nga terroristet e Rankovicit ne 1949 te Shkami i Rajes ne Nikaj Mertur …
    Jam lindur e rritur me legjendat per heronjt e Kosoves dhe Golgoten mbi shekullore te saj, me dhimbjet e vajtimet e saj, me tragjedine e saj qe ishte e jona .
    Ishte dhe eshte e jona sepse ju jeni na e na jena ju!
    Na jena ne! Ne jemi na ! Ne e na jeni nja ! Ju e ne jeni nje!
    Nje popull! Nje truall! Nje gjuhe! Nje kulture! Te njejtat tradita!
    Shkurt jemi nje komb… A Nation qe vetem Berat Buzhala e co. akoma nuk e kane mesuar e nuk e dine se cfare eshte e se cfare do te thote fjala komb !
    Nje popullsi kompakte qe jeton ne nje territor kompakt ose pak a shume kompakt, me nje gjuhe te perbashket, me kulture, tradita, veshje, zakone te perbashketa, Zoti Buzhala. Kete perkufizim universal e kam mesuar qysh ne shkollen tetevjecare nga Profesoret e shquar e te ndritur te historise ne Shkollen Tetvjecare ” Valbona” te Shoshanit dhe Shkollen e Mesme “Asim Vokshi ” ne Bajram Curri te Malesise se Gjakoves, Elez Gashi dhe Elez Qerimi !
    Drite u paste shpirti sic u kishte mendja !
    E nderuar Anite !
    Ia kam kerkuar personalisht Hashim Thacit dhe Fatmir Limajt, Hajredin Kucit … publikisht gjithe politikes dhe medias shqiptare qysh ne vitin 1998 te denoncojne terrorin serb ne Kosove!
    Me fakte e kallxime konkrete nga viktimat e tij per tju kundervene shpifjeve trillimeve, perrallave dhe mashtrimeve te politikes, kishes ortodokse dhe medias e propagandes gebelsiane serbe per “Jeruzalemin serb ne Kosove”, per ” djepin e qyteterimit serb ne Kosove ( ngritur mbi djepat me foshnja shqiptare, te djegur per se gjalli e te shpuar me singi e bajoneta cetnikesh ) per gjoja krimet e UCK-se, luftetareve te lirise se Kosoves kunder serbeve…
    Pak ose aspak eshte bere ne kete lem si nga politika e po ashtu edhe nga shkenca, si nga media ashtu dhe nga historianet, intelektualet e Kosoves…
    KTV-ja e Expresi, Koha Ditore e co. me shume u bejne jehone shpifjeve dhe tezave serbomedha te terrorizmit shteteror e fetar serb se sa Golgotes qindravjecare te Kosoves. Me shume pasqyrojne e sulmojne luftetaret e lirise e UCK-ne se barbarine e terrorin shteteror e paramilitar, policor e fetar serb kunder popullit e kombit te vet.
    A thua nuk u mjaftojne e teprojne telallet e vet Beogradit pa u shkue ne ndihme edhe mercenaret shqipfoles !
    Mbi tri here u jam drejtuar politikes, medias dhe intelektualeve shqiptare me kushtrimin:
    Kallxoni krimin serb ne Kosove !
    Kallxoni terrorin shteteror e fetar serb ne Kosove !
    Edhe sot 18 vjet mbas clirimit te Kosoves me shume kane pesche e vazhdojne te shiten mitet e rrenat, mashtrimet serbe per ” Jeruzalemin serb” ” per djepin serb” se sa e verteta historike dhe tragjike e terrorit shteterore serb ne Kosove !
    Edhe diplomacia e Prishtines duhet te zgjohet. Do ishte shume me mire qe shoku Enver Hoxha ne krye te saj te shkruante nje liber per ate terror se te na bente Kisingerin e diplomacise , sic veprojne edhe shume ambasadore te Tiranes, te betonuar ne karrike dhe qe na cajne menderen me kujtimet e tyre perballe te cilave Kisingeri e Hollbruk duken liliputer !
    Po sjell nje shembull konkret …
    Kam qene me nje koleg timin te talentuar te gazetarise, Naim Balidemaj ne hollin e Kongresit Amerikan ne vitin 1998 ne pritje te fillimit te nje seance te Komitetit te Politikes se Jashteme per gjendjen tragjike ne Kosove. Aty vjen edhe perfaqesuesi i posacem amerikan diplomati Gellbart me nje suite zyrtaresh dhe takon ne kembe Bujar Bukoshin.
    Naimi, i biri i Mandeles se pare shqiptar ne Goli Otokun famekeq, Rexhep Balidemaj ose Rexhep Gali, sic e therrasin shume veta, i drejtohet pa teklif me nje pyetje befasuese:
    – Zoti Gellbart a i qendroni thenies suaj per UCK-ne si organizate terroriste ?
    Ai kapet ne befasi dhe fillon te belbezoje pa thene asgje!
    – Ta quash UCK-ne organizate terroriste , i thote Naimi atehere eshte njesoj si ta cilesosh babain e demokracise, lirise dhe pavaresise amerikane Xhorxh Washingtonin si terroristin me te madh ne Bote… A nuk e kane quajtur ashtu ate pushtuesit britanik!…Por koha tregoi se ai eshte Baba i kesaj Amerike, i lirise dhe demokracise qe kemi sot. Asnjehere mbas atij rasti kryediplomati amerikan perdori me percaktorin e meparshem per UCK-ne.
    Pse!? Sepse argumenti i Naimit ishte fakt i vertete. Ishte argument faktik!
    Cdo koment eshte i tepert
    Prandaj eshte detyre urgjent e qeverise, e gazetarise, i historigrafise, intelektualeve dhe medias shqiptare qe te denoncojne me forcen e mendjes dhe fuqine e fakteve reale te shpartallojne propaganden gebelsiane dhe mitet e rreme serbe kunder shqiptareve dhe Kosoves.
    Ndaj edhe nje here u drejtohem me thirrjen vellazerore e atdhetare te gjithe juve motrave e vellezerve te medias e politikes shqiptare ne Kosove:
    KALLXONI KRIMIN SERB NE KOSOVE !
    KALLXONI TERRORIN SHTETEROR E FETAR SERB
    NE KOSOVE !
    Sot ! Neser eshte vone! Neser eshte kurre !
    Koha iken. Deshmitaret e gjalle ikin. Cdo gje mund te bejme por kohen as mund ta ndalim e as mund ta kthehem mbrapa
    Jetoni e punoni per te kallxuar!
    Faktet jane pa fund!
    Faktet Jane me ne !
    Mitet serbe jane rrena, shpifje, trillime, intriga!
    Faktet rrenojne mitet!
    Jetoni per te kallxuar krimin !
    Kallxoni terrorin shteteror e fetar serb ne Kosove!

  3. Alban Dega says:

    KOSOVEN E KA BERE ZOTI NATYRE!

    Nga Ramushi presim vetem ta qeverisi ashtu sic e lane amanet me gjakun e tyre ne themelet e lirise e pavaresise se saj Bac Ademi, Shkelzeni e Luani, Remziu e Hava… Sikur te ishte shtepia e tij dhe jetimeve te vellezerve te tij heronj te Kosoves.

  4. Edhe ti says:

    O kosovar,akoma nuk u lidhet me këta lider që në vend qe te ju japin bukë ,ju shesin nacionalizma?

  5. Baliu says:

    Nga Ramushi eshte pritur ta beje ate qe Agim Bahtiri i AKR-se e ka bere ne Mitrovice, pra e ka quar ne opozite PDK-SHIK-un mu ne “bastionin” e tyre. Ramushi iu bashkangjit Bandes se Zanzibarit, gjoja per ti “luftuar nga brenda”. Kjo nuk pin uje, Ramushi qe tani eshte i djegur politikisht, ne mos me vone edhe fizikisht, sikur Arbana Xharra, ose Elvis Pista. Per fat te mire Kosova ka alternativa tjera shum ma te mira se Ramushi e Co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje