“The Guardian”: Provat që Rusia do të destabilizojë Ballkanin

5 Qershor 2017, 16:32Rajoni TEMA

“Agjentët dhe diplomatët rusë janë përpjekur prej gati një dekade të përhapin propagandën e Moskës e të shkaktojnë destabilizim në Ballkan, e sidomos në Maqedoni”, shkruan “The Guardian”, duke cituar për këtë pohim të sajin, dokumente sekrete të shërbimit rus të inteligjencës, të cilat kanë rënë në duart e gazetës prestigjioze.
Dokumentet u zbuluan fillimisht nga Organizata Botërore për Raportimin e Korrupsionit (OCCRP), që e ka ndarë më pas informacionin me “The Guardian”.

Gazeta shkuan se këto dosje dokumentojnë faktin që shërbimi sekret rus, në bashkëpunim me serbët, ka punuar në mënyrë aktive për destabilizimin e rajonit, raporton “tch”

Fokusi shumëvjeçar i tyre ka qenë në mënyrë të veçantë Shkupi, ku sipas transkripteve të botuara nga e përditshmja britanike, prej vitesh po punohet me metoda të ulëta që të krijohet konflikt etnik dhe politik, me qëllimin të vonohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Dokumentet tregojnë se Moska i ka shtuar tentativat për ndikim në shtetet e ish-Jugosllavisë. Qëllimi kryesor i Kremlinit është të ndalohet bashkimi i këtyre vendeve me aleancën atlantiko-veriore dhe të mbahen sa më larg ndikimit të Perëndimit.

Aty tregohen edhe përpjekjet e inteligjencës serbe për të mbështetur nacionalistët prorusë dhe antiperëndimorë në Maqedoni. Operacionet për rritjen e ndikimit rus nisën në vitin 2008, kur Greqia bllokoi përpjekjet e Shkupit për anëtarësim në NATO, pas mosmarrëveshjeve të emrit.

“Kremlini, – thuhet në njërin prej dokumenteve të zbuluara nga shërbimet maqedonase të inteligjencës, – synon të kontrollojë burimet strategjike të energjisë përmes partneritetit me shtetet e Ballkanit dhe kërkon po kështu ta kthejë Maqedoninë në varësinë e tij”.

Dosjet tregojnë edhe sesi funksionon rrjeti i agjenturës. Tri agjentë të shërbimit të jashtëm sekret rus “SVR” janë të vendosur në Shkup dhe mbikëqyren nga stacioni i këtij shërbimi në Beograd. Ambasada e Rusisë në Maqedoni ka në radhët e saj 4 agjentë të “GRU”-së, agjencia ushtarake ruse e inteligjencës. Veprimet e tyre koordinohen nga baza e “GRU”-së në Sofje.

5 komente në ““The Guardian”: Provat që Rusia do të destabilizojë Ballkanin”

  1. krysho ludovik says:

    ne e pame se kush e kishte ndikimin ne maqedoni gjyzel
    kush i fitoi zgjedhjet, kush u zgjodh kryeminister edhe me urdher te kujt
    gjithashtu e pame edhe kush foli per kantonizim
    nuk jemi ne 1990 qe mjaftonte kete e ka thene amerikani o gazetari i partise ne ZP me koke poshte

  2. Piskuriqi says:

    Gazeta e Sorrosit

  3. babo says:

    Perralla me mbret. Merru me perrallat e SHBA-se dhe pastaj qurravitu kur te plasin sulmet terroriste te dera e shtepise, sikur se kupton se pse vijne. Gazeta leshi

  4. Nastradini qe rrejte shume po pa qeder says:

    Mire ..eeee….. mire ,moj goje “sifilizike” ja te besuam per “agjentet” ruse, qe jane bo “varg” si tek rradha e qumeshtit si dikur ne Albanistan (para demokarcie) . Po na thuj njiher sa qeveritare ene politikane mamqirdonas firmosin ne borderote e ambasades amerikane ne Mamqirdoni ,ene sa te tjere skerbythje kane ulur pantallonat dhe lare mire e mire gojen me – Harpic Power Plus – per ti bere “pipen” e rradhes ambasadorit Amerikan . Ore po ene rrena me karrar se bohet bajate ene nuk te beson kush sado i trashe ene pa shkolle me qene !!!!! Po çfare ndikimi Rus ne ballkan ore tu mbyllte , kur te gjithe e dime qe Daj Sami na eshte ulur kom-kryq ne Ballkan ene bo si i do mener palla e karrit . Ne Albanistan , Kosove, Mamqirdoni Mal te Zi ( bere pjesetar i NATO-s ditet e fundit) nuk hahet buke pa mere lejen e Dajes se Samit ene ti po don me ne mush menjen se Ballkani na oshte mush me Putina ene po na rrezikojne paqen !!!!!!!!!!!! Yyyyyshte a te keqen …… kenej thoni qi ruset kane “korruptu” Donald Trump (dmth Trump punon per Putinin) atehere pse u dashka me u lodhe Putini me morr rruget per ballkan ene me harxhu pare ene njerez per me “trazu” ballkanin kur fare mire i jep urdher “agjentit” Trump ene e rregullon ai masanej !!!!!!!!! Kesaj pune na i thona “rrej rrej sa me shume rrej (genje) se ne fund diçka ka me ngjite te trushpelamit bageti – turma – tallavahi qe mender quhen “popull” , shnet tani se u lodha ……… nigjohemi tek rrena tjeter e rradhes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje