FOTOT/ Thaçi bashkë me Vuçiçin në samintin e Bërdos në Slloveni

3 Qershor 2017, 15:08Rajoni TEMA
FOTOT/ Thaçi bashkë me Vuçiçin në samintin e

Ka nisur Samiti i Bërdos me liderët e rajonit, pjesë e së cilit është edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Në këtë Samit, po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin është fotografuar presidenti Thaçi.

Kjo është fotografia e parë e Thaçit bashkë me Vuçiqin si presidentë në Bërdo të Sllovenisë, shkruan Express.

Mysafir special është Presidenti i Gjermanisë, Frank Stanmaier. Në Samitin, që është nismë e përbashkët e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane marrin pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Shqipërisë, Bujar Nishani, i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Serbisë, Vuçiq, si dhe treshja nga Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, Dragan Coviq, Bakir Izetbegoviq dhe Mladen Ivaniq.

1 komente në “FOTOT/ Thaçi bashkë me Vuçiçin në samintin e Bërdos në Slloveni”

  1. Baliu says:

    Hashum Taqi para ca vitesh takohej edhe fshehtas neper hotele me ish-kryetarin e Serbise, Boris Tadiq, duke mare mbeshtetje te forta si gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje