LSI sulmon edhe Haki Çakon: E kontrollon karteli i drogës

9 Qershor 2017, 16:05Kronika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako se kontrollohet nga karteli i drogës në vend.

Akuzat i bëri sot Luan Rama gjatë një konference për shtyp ku reagoi për kallëzimin që policia i ka bërë administratorit të njësisë nr. 2, Elez Gjoza për regjistrim fiktiv të banorëve në shtëpinë e tij.

“Ftoj prokurorin e Përgjithshëm të hetojë këtë rast.

Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të policisë nga roli i përgjegjshëm i Policisë së Shtetit.

Ftoj ministrin e Brendshëm të vërë nën autoritetin e ligjit veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit sepse nuk mundet që policia të merret peng kur u mboll kanabis, që të merret peng edhe në kanabizimin e zgjedhjeve.

Zv.kryeministrja duhet të analizojë rolin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Karteli i drogës vazhdon të ketë nën kontroll drejtorin e Përgjithshëm të Policisë”, tha Luan Rama.

4 komente në “LSI sulmon edhe Haki Çakon: E kontrollon karteli i drogës”

  1. saliu says:

    Flet Luan Rama! Ky kur ishte minister i mbrendeshem i hapi rruge kultivimit te kanabisit per here te pare ne Shqiperi. Rrinte tere naten ne klube me trafikante femrash e drogash dhe tani na ben shenjtin. Ky eshte nga rraca me e keqe e kuqe qe ka vendi, dallkauk dhe trafikant.

  2. mateo says:

    Elez Gjoza duhet te hetohet se ka rregjistruar per qellime kriminale votues si banore ne shtepine e tij,qe te shtopnte me mashtrim numurin e votuesve te njesise se tij!
    Kjo gjendet kollaj fare duke marre dekumentet e secilit ne gjendjen civile ku jane rregjistruar ne adresen e shtepise se Elez Gjozes!

  3. artan kurti says:

    O LUAN MOS HARRO SE QATO ESHTE BOSI I DROGES NE PERMET ,SKRAPAR BASHKE ME SHOFERIN.TUNG

  4. nini says:

    N.q.s e di qe karteli kontrollon policine dmth se i njeh nga brenda anetaret e kartelit. Atehere pse nuk i thua me emra dhe mbienra ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje