Sali Berisha flet për Imamin e Topallin: Zërat kritikë në PD nuk shuhen kurrë, ata janë ish-bashkëpunëtorët e mi por...

9 Qershor 2017, 20:54Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Përballë”, të gazetarit Lutfi Dervishi, ka folur për kritikat dhe sjelljen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe deputetit Arben Imami, pasi u lanë jashtë nga listat e PD.

Ai ka nenvizuar se zerat kritike ne PD nuk shuhen kurre, teksa i ka quajtur Imamin dhe Topallin, “ish -bashkëpunëtorët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa ata të dëshirojnë të ruajnë ato raporte”.

Po, por në momentin që shuhen të gjithë zërat kritik, zgjedhjet brenda partisë kthehen në një formalitet.

Jo, nuk shuhen. Zërat kritikë nuk shuhen kurrë në asnjë parti, as në partinë demokratike. Por kjo është një periudhë dhe unë e shfrytëzojë këtë rast dhe unë e shfrytëzoj këtë rast t’i bëj thirrje çdo demokrati, çdo qytetari të bëjnë gjithçka në këtë prag fitorje të sigurtë të opozitës shqiptare. Kurrë ndonjëherë nuk e ka patur populli i opozitës më afër, më të prekshme, më të mundshme fitoren, se sa në këto zgjedhje. Imagjino kë kanë kundërshtar. Kanë kundërshtar një njeri I cili pasi mashtroi, pasi shpalli platformë me 42 premtime dhe ka zbatuar vetëm një prej tyre, heqjen e TVSH-së për ilaçet, paçka se çmimi i ilaçeve është rritur me 30% në krahasim me 3 vjet më parë…

Koha për të bërë kritika ndaj listës është e pavend, por a keni ju një koment për kritikat e kritikëve të bujshëm të listës, – ku spikasin zoti Imami dhe zonja Topalli?

Unë nuk kam asnjë koment për qëndrimin e asnjeriu. Duhet të dish një gjë. Ata me të cilët unë mbylla kapitullin tim më 20 korrik të vitit 2013. Ata janë ish bashkëpunëtorët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa ata të dëshirojnë të ruajnë ato raporte. Natyrisht kryetari i ri i PD-së ka absolutisht të drejtë të zgjedh ekipin e tij pa asnjëlloj hezitimi në këtë aspekt sepse thotë se unë me këtë ekip do të fitojë, me këtë ekip do të qeverisë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje