VIDEO/ Fëmija thuajse mbytet në pishinë, askush nuk tenton ta ndihmojë

10 Qershor 2017, 20:14Sociale TEMA

Ky është momenti kur një fëmijë ka rrezikuar të mbytej në një pishinë në Helsinki, ndërsa personat e pranishëm nuk janë shqetësuar aspak ta ndihmojnë.

Ai shihet teksa e ka të vështirë të qëndrojë mbi sipërfaqe, por të pranishmit e tjerë në pishinë, ndonëse e shohin, nuk përpiqen ta ndihmojnë.

Nëna e tij ishte larguar për disa çaste për në sauna, duke e lënë fëmijën të pambikëqyrur,

Në fund, ai është dorëzuar duke e lënë veten të fundosej në ujë, kur një grua më në fund e ka vënë re dhe ka nxituar ta ndihmojë.

Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

1 komente në “VIDEO/ Fëmija thuajse mbytet në pishinë, askush nuk tenton ta ndihmojë”

  1. eno says:

    Kriminele sidomos ky kokelopa qe u fut dhe iqendronte prane femijes qe po mbytej dhe nuk e ndihmoi. Ky kriminel duhet arrestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje