Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Vasili ka thënë se Basha vodhi në “Rrugën e Kombit” dhe të njëjtën traditë e vazhdoi edhe në Bashkinë e Tiranës.
Vasili thotë se Basha ua merrte të pastrehëve kanaçet që mblidhnin nëpër kosha plehrash dhe ia shiste dikujt.
“Basha që vodhi në Rrugën e Kombit kur ishte në Bashki vidhte edhe kanaçet e mbledhësve dhe ia shiste atij që e dini ju”, tha Vasili.
Vasili ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë me Nisida Tufën” dhe u pyet për tensionin dhe replikat mes LSI-së dhe PS-së.
Vasili tha se nuk ka asnjë lloj tensioni nga ana e përfaqësuesve të LSI-së.
“Nuk ka asnjë lloj replike e tensioni nga ana e përfaqësuesve tanë.
Ka vetëm provokime të turpshme nga ana e ministrave të PS-së të cilët janë sjellë si rrugaçë ordinerë, asgjë më tepër”, tha Vasili.
Zoti Preci ky paska qene projekti I ri I Lulit qe pas “rruges se kombit” projekti I dyte I ri paska qene vjedhja e kanaqeve po tani eshte e treta e verteta cfar do te vjedhin ne projektin e tij te trete?
Priteni Bashën kur t’i kujtojë Likes bllokun dhe floririn. Do hanë kokat e njeri tjetrit s’ka rrugë tjetër.
Rrugacer ordiner jeni ju qe u bashkuat me PDne e per kater vjet qe ishit ne qeveri e shkerdhyet ekonomine e vendit, e prap vazhduat edhe me PSne, packa se ja u mblodhi e sju linte, po ju jeni Hiena e te kafshoni prapa kraheve. Lerini keto sharje se na cat trapin,jeni bere me keq se PDja me saliun e luljeten,jepni alternativa se si keni ndermend te rritni ekonomine e mireqenien e popullit per kater vitet e ardheshme, keto ka nevoje te degjoje populli, e jo pordhet tuaja me sharje e ofendime, skeni turp skeni, QELBESIRA e NDYRESIRA.