Gjatë një takimi elektoral në Librazhd, kryeministri Edi Rama ka kërkur mbështetje me votë për të qeverisur i vetëm, për t’u ndarë nga partitë e vogla që kanë marrë peng administratën.
“Dua t’ju them shumë shkurt.
Së pari në 25 qershor është një moment shumë i rëndësishëm që mund ta kthejmë në një vendim historik për Shqipërinë që duam.
Në një vendim për të shkuar në votime, jo të ndarë, por të bashkuar me bindjen se është koha për t’u ndarë nga politika që merr peng administratën dhe nga partitë që marrin peng zyra dhe tërheqin zvarrë popullin.
Është koha për të vendosur së bashku që në 4 vitet e ardhshme të ndërtojmë një administratë shtetërore që të jetë krenari dhe jo turp.
Një administratë ku në çdo zyrë cdo shqiptarët të shërbehet.
Është koha për të vendosur për ti dhënë fuqinë e plotë për të qeverisur dhe autonominë për të mbajtur timonin e reformave PS.
Këto janë të thjeshta nëse na jepni timonin e qevrisë pa na ulur të tjerë në preher.
Të tjerët vijnë vërdallë dhe premtojnë ulje taksash e rritje shpenzimesh, ndërkohe ne zotohemi të rritim ekonominë.
Pa rritur ekonominë të tjerat janë broçkulla dhe ekonominë mund ta rrits vetëm PS, sepse është e vetmja forcë që ka një vizion kombëtar për Shqipërinë që duam, që ka një vizion europian për fëmijët tanë, që ka një program real për zhvillimin e vendit për ta çuar me tej Shqipërine e rilindjes që ka nisur”, tha Rama.
Vetem 15 apo 20 % do jene ata qe nuk duan shtet, shumica jane me ju per nje shtet qe ka 27 vjet qe u mungon.