Pas denoncimit të disa banorëve, Policia e Elbasanit në bashkëpunim me IKMT Elbasan ka bllokuar disa mjete dhe me pas ka shoqëruar në polici drejtuesit e tyre, të cilët po kryenin punime në disa rrugë të Njësisë Administrative Papër në këmbim të votës për subjektin elektoral LSI.
Ndërkohë sipas burimeve nga policia e Elbasanit bëhet me dije se jo më larg se një javë më parë u ndaluan fadromat e Bashkisë Cerrik e cila administrohet nga LSI, teksa kryenin punime në Bashkinë Elbasan.
Personat po merren në pyetje nga krimi ekonomik dhe më pas materialet do të dërgohen në prokurori.
LSI eshte kanceri i shqiperise
Lesheli nuk fitohet pushteti me spekullime dhe mashtrime.mos na beni moralin si te perkryerit.