FOTO/ Ja kush është autori i dyshuar për vrasjen e komisar Cukut, EMRI i plotë

11 Qershor 2017, 12:37Kronika TEMA

Është zbuluar identiteti i plotë i autorit të dyshuar për ekzekutimin e komisar Artan Çukut dhe është personi i identifikuar si Mikel Shallari, 24 vjeç, me origjinë nga Kuçova.

Shallari u ndalua mëngjesin e sotëm në kryeqytet në afërsi të zonës së njohur si  “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.

Pas ndalimit te tij, policia ka shoqëruar edhe të atin me inicialet E. Shallari dhe disa familjarë të tij duke e çuar numrin nq tetë.

Mikel Shallari gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar krimin, por sipas policisë ka prova të forta që e implikojnë 25-vjeçarin me vrasjen e Artan Cukut.

Në orën 13:00 pritet që Policia e Tiranës të dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë më shumë detaje.

 

1 komente në “FOTO/ Ja kush është autori i dyshuar për vrasjen e komisar Cukut, EMRI i plotë”

  1. kucova says:

    bravo policia , ky eshte 100% KRIMINELI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje