Gjin Gjoni, padi 11 milionë lekë kundër medias: Më shkaktoi “vuajtje shpirtërore”

9 Qershor 2017, 20:04Kronika TEMA

Me pretendimin se shkrimet e medias mbi hetimet dhe gjykimet e ndryshme mbi pasurinë e tij dhe të familjes së tij i kanë shkaktuar dëm moral, gjyqtari Gjoni dhe bashkëshortja e tij kanë ngritur  padi kundër BIRN, 4 gazetarëve dhe 1 gazete të përditshme, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 11 milionë lekësh në total.

Nga Gjergj Erebara

Me pretendimin se raportimet mbi hetimet penale dhe vendimet gjyqësore përkatëse mbi pasurinë e tij familjare i kanë shkaktuar cënim të imazhit, dëm jomaterial dhe dhimbje e vuajtje shpirtërore, gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi ngritën një padi ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. BIRN mësoi gjithashtu se Gjoni ka ngritur një padi të ngjashme ndaj një gazete të përditshme dhe 2 gazetarëve të saj.

Duke iu referuar tre shkrimeve të publikuara nga BIRN Albania në publikimin e vet në internet Reporter.al, Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi pretendojnë se u është cënuar nderi dhe dinjiteti si dhe u është shkaktuar dëm jopasuror dhe për këtë arsye kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh nga BIRN Albania dhe dy gazetarët. Gjoni kërkon gjithashtu një dëmshpërblim prej 4 milionë lekësh nga një gazetë e përditshme dhe 2 gazetarët e tjerë në një çështje paralele.

BIRN Albania bën të ditur se i qëndron shkrimeve të publikuara dhe se është e gatshme të përballet në gjykatë me të gjitha pretendimet, duke e konsideruar padinë civile të ngritur nga gjyqtari si të pabazë.

Bashkëshortët Gjoni dhe Çaushi ankohen për tre shkrime të publikuara nga BIRN. Shkrimi i parë: “Akuzat për një mal me ‘falsifikime’: dështimi i Prokurorisë në hetimin e Gjin Gjonit me autor Besar Likmeta, u publikua më 14 korrik 2016 dhe përshkruan hetimet e prokurorisë të nisura pas një kallëzimi penal nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave si dhe vendimeve gjyqësore përkatëse, të cilat e mbyllën çështjen fillimisht në Prokurori dhe më pas  përmes dy vendimeve gjyqësore.

Pretendimi i dytë i Gjykatësit Gjoni dhe bashkëshortes së tij lidhet me shkrimin Rihapet dosja e Gjin Gjonit, por gjyqtari mbrohet me vendim gjykate, publikuar në Reporter.al më 31 janar 2017. BIRN raportoi në këtë shkrim mbi veprimet e Prokurorisë së Elbasanit si dhe dokumenteve të dosjes hetimore të marra përmes një kërkese për të drejtë informimi.

Pretendimi i tretë lidhet me shkrimin Nga Gjin Gjoni te Sinojmeri; lista e 10 gjyqtarëve më të kamur në Shqipëri me autore Aleksandra Bogdani, publikuar më 19 korrik 2016. Shkrimi analizon pasurinë e disa prej gjyqtarëve të Apelit, sipas deklaratave të pasurisë të dorëzuara  prej tyre pranë ILDKPKI.

Në padinë e tij, Gjoni dhe bashkëshortja e tij pretendojnë se paragrafe të veçanta të shkrimeve të mësipërme “servirin informacion të pavërtetë”.

“Shkrimet e botuara të sipërcituara, i kanë shkaktuar paditësve një dëm shumë të lartë moral, kjo pasi, të akuzosh një gjyqtar të Gjykatës së Apelit, njëkohësisht anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe një ortake dhe administratore shumë të suksesshme në biznesin e saj, i kapërcen kufijtë e imagjinatës dhe çdo kufi të lirisë së shprehjes, duke përbërë në vetvete vepër penale,” thuhet në padi.

Duke njohur faktin se kërkesa për dëmshpërblim duhet të shoqërohet me vërtetimin e dëmit të pësuar si dhe lidhjes shkakësore mes shkrimeve dhe dëmit të pësuar, Gjoni dhe Çaushi argumentojnë në aktpadi se dëmi moral duhet të çmohet si i provuar ipso Jure.

Sa i përket masës së dëmshpërblimit të kërkuar, paditësi thotë se “gjykata duhet të shqyrtojë edhe rrethanat konkrete të çështjes për të çmuar, së pari shkallën efektive të dhimbjes dhe vuajtjes shpirtërore të shkaktuar dhe në lidhje me të, natyrën e faktit të paligjshëm apo rrezikshmërinë e saj…”

19 komente në “Gjin Gjoni, padi 11 milionë lekë kundër medias: Më shkaktoi “vuajtje shpirtërore””

  1. Zhozituta says:

    Meqenese u eshte shkaktuar dem jopasuror, edhe demshperblimin ta marrin jopasuror, si per shembull ndonje gje pas bythe.

    1. vjeshta says:

      Hahahahah….
      E fortë kjo. Jam njëmëndje edhe unë ???

  2. g......... says:

    A te lumte more ” Zhozituta ” edhe Une per ate jam. I shkreti Gjin Gjon gjon….gjon…….Gjoni na i eshte prishur qetesia e vjedhjeve galopante . Edhe Ai qerratai i bankes se Shqiperise ” Fullani ” na iu prish gjumi por i mori prape ca MILIONA……………. he mo ta lumca Ky esht shtet. Tani do te na behet gati PRESIDENTI i nderuar Ilir Meta se edhe Atij do te na i prishet gjumi tani…………………….Ali Baba me 40 hajdute…………………. vidhni breeeee vidhnii se prej hundesh do ti nxirrni.

  3. Do te ishte normale qe gjyqi te zhvillohet pas vetingut se plepat mbrojne njeri tjetrin. Gjin prit mor burre mos u nxito. Te paste lokja ty se me je zbukuru e mbaj nje hudher qe mos te marrin mesysh dhe nje sapun por pas vetingut per ere te mire. Ne kete vend turpi nuk njihet me .

  4. j says:

    Po “vuajtjet shpirtërore ,monetare dhe morale” që
    ky zotëria “mbase” derr i derrave i ka shkaktuar popullit shqiptar
    me çfarë forme do ta shperrblejë ky simbol i mënxyrës,korrupsionit dhe
    së keqes absolute që ka pllakosur shoqërinë shqiptare ?
    Derisa të ketë në qarkullim hale të këtij lloji,shqipëria nuk do të bëhet kurrë.
    Arrijmë të duam fort E.Hoxhen para ksaj fatkeqsie tipike shqiptare.

  5. Bona says:

    Keta duan plumbin, ca tipa si puna e ketij duhen qerruar me “qetesi dhe dashuri” qe ti vene gishtin kokes te tjeret dhe te behen shembull…por ne nje republike bananesh tipa si ky gjini, vazhdojne edhe vjedhin teksa duhej tu kishte mbire bari!!!Po nuk u qerruan ca nga keta, te ekzekutohen pa autor, ai vend si mos me keq do jete!!!

  6. Lennard says:

    Gjer kur do te shikojme dhe degjojme keto Zaberhane te hedhin valle nen hundet tona????.Gjin Gjoni i Plepave ka doren te rende .Rryshfetet qe ka marre ky Kodosh Gjyqesor nuk kane te llogaritur.Le te mbroje pasurine e vene dhe te dali ne Mejdan .Te mos fshihet si Skuth prapa ca Gjykatesve te tjere te BashkeKorruptuar.Presi me padurim Vetingun ti shikojme ne esfel keto Zombe te Korrupsionit.

  7. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Ka te drejte. Eshte njeri sensibel.
    Hahahaaaaaa

  8. Lloji says:

    Per hajer i qoft, si do qe te jete ky gjithsesi eshte me pak KAKE (ne kuptimin e plot te fjales) se sa mediat!!

  9. Aureli says:

    Ahhh robt ti qifsha o xhin xhoni kur nuk ka shtet te te vinte prangat

  10. I lumtur per ate qe ndjej, jo per ate qe kam materialisht. says:

    Demi shpirteror nuk rekuperohet nese ti mer lek.
    PO KU KE SHPIRT TI MOR ZOMBI .
    Per se gjalli nuk kam çte te bej, sepse ne kete vend funksionon ligji i xhungles. POR NESE VDES TI PARA MEJE ? TE GARANTOJ QE SA HERE TE ME BJERE RRUGA NGA VARREZAT DO TE TA BEJ DHE M…N DHE SH….N TEK VARRI JOT.

  11. Alban Dega says:

    TI DO TE PERFUNDOSH NE BURG BASHKE ME ATE ” KUCEDREN” TENDE PER SHUME E SHUME VITE !

    Ka aq shume prova e deshmi me ze e me figure per ty nga syshqiponjat Amerikane sa cdo cent te plackitur Shqiptareve e deme shkaktuar investitoreve te huaj sa do te plakeni ne burgje bashke me protektoret tu politike e juridike ti more plepist i sterkorruptuar Jim John !
    Co nje kashte e dalin gjashte, thote sovrani!

  12. Alteo says:

    Gjini Gjoni nje hajdut , njeri i poshter, me qindra vendime te paligjshme ka shkaktuar dema te jashtezakonshme.
    jam plotesisht dakort me nje komentues qe plumbi eshte pak per kete lloj kafshe.
    Ben padi tani ne prag te Vetingut , qe te kaloj Vetingun
    Nuk e kalon dot

  13. Fred says:

    E ba apastafat, qe te fitoj gjyqin dhe te pastroj paret , I paguan vete I merr vete , jane te pastra dhe registrars ne bank,,,,o popull I trashe

  14. Alban Dega says:

    PO KU KE SHPIRT TI MOR VAMPIR I KORRUPSIONIT !

    Shpirt I jot eshte paraja, zhvatja, gjobvenia dhitbketja e drejtesise sipas antiparimit kush paguan me shume.
    Jo vetem per shqiptaret por edhe per miqte e aleatet tane strategjike ti je simboli i antidrejtesise shqiptate, je emblema e saj e zeze…
    Ti je nje perbindesh qe do ti vone keq edhe guit edhe frutti per fundin edhe nese futesh ne bythen e Putinit dhe Vucicit ! Lanet !

  15. Emiljano says:

    Dem shpirteror thote,me jepni ca leke dhe cdo gje eshte ne rregull pastaj,i iken dhimbja.Po ku ka njerez me te pashpirte se ju mor qen qe dhe dhimbjen e krahasoni me para.Kafshe te pangupara jeni,qe dhe vdekjen jeni gati ta blini me para,paraja ju zente syte dhe u verbohte per gjithe jeten sepse eshte para me gjakun e shqiptareve

  16. azi says:

    ha ha hajduti therret kapeni hajdutin ,hajdutet mbrojne njeri tjetrin

  17. leone says:

    po ku ke ndjenja ti o idiot i plepave qe te mori qoftelargu e te beri gjyqtar me tre muaj dhe ke dhene kushedi sa vendime te padrejta e me para nen dore,aq sa je bere sinonim i korrupsionit dhe i te keqes.Jo vetem gazetat e gazetaret por cdo shqiptar ka te drejten morale te te hedhe gelbazen ne surrat tyja more derdimen qe shfaqesh si fandi spathi ne cdo gjoja short qe hidhet e ne cdo liste qe ka nevoje partia e kriminelit me valixhe druri.Mezi pret populli te filloje zbatimi i reformes ne drejtesi dhe i vetingut ne vecanti,te te qerojne nga zyrat e shtetit dhe te te dergojne aty ku e ke vendin.

  18. shabani says:

    Bli breke hekuri se ne burg si dihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje