Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në një deklaratë të shkurtër Presidenti Thaçi ka theksuar se këto janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të ardhshme të Kosovës.
“Janë zgjedhje të rëndësishme për shtetin e Kosovës, për kultivimin e demokracisë, afirmimin e shtetit tonë, të konsolidimit dhe forcimit të institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës. Ftoj qytetarët pa dallim partie politike, etnie, që të dalin në zgjedhje masovikisht dhe të votojnë për të ardhmen e tyre”, ka theksuar Thaçi.