Deklarata e fortë e Metës: Rama-Basha, marrëveshje të fshehta për të më goditur mua e Berishën

12 Qershor 2017, 21:16Politika TEMA

Ilir Meta ka komentuar përplasjet e fundit mes tij dhe aleatit 4-vjeçar në qeverisje Edi Ramës. Ai ka dalë me një akuzë të pa lakuar më parë ndaj Ramës e Bashës kur tha se u bënë bashkë për të goditur atë dhe berishën për rastin e CEZ.

“Nuk besoj se marrëveshja e tyre do jetë afatgjatë. Janë njerëz jo të qëndrueshëm.

Marrëveshje mes tyre ka pasur edhe në të shkuarën, si rasti Doshi-Fufi që unë doja të eliminoja dy deputetë.

Po ashtu edhe në rastin CEZ-DIA, që synon goditjen time por njëkohësisht edhe goditjen e zotit Berisha që ishte kryeminsitër në atë periudhë”, deklaroi Meta.

Nga studioja e emisionit “Të paekspozuarit” në News 24, ai komentoi edhe zërat se ishte aleat i çadrës.

Meta tha se çadra s’ka asnjë lidhje me LSI, pavarësisht se kjo forcë mbështeste kauzat e opozitës kundër drogës.

“Kemi një situatë që zoti Basha duke ndjerë situatën e ëvshtirë në terren të PD dhe një humbje në kushte normale, por duke ndjerë edhe deformimin e mëtejshëm nga angazhimi i elementëve të caktuar të policisë apo nga elementë kriminalë vendos të marrë një pozicion të tillë, të ndërtojë çadrën si një serë”, deklaroi Meta.

Z. Meta, për publikun u krijua ideja se marrëveshja Rama-Basha ishte një marrëveshje e prodhuar nga rrethanat, një marrëveshje spontane që erdhi aty për aty. Në fakt, duket sikur edhe ju ratë pre e kësaj ideje. Unë kam idenë që gjithçka vjen më përpara sesa ai gjoja spontanitet i 5 orëve të uljes së tyre. Nuk është Edi Rama nga ato që merr vendimet e Uillson Çurçillit, ulet po themi në luftë dhe merr një vendim aty të menjëhershëm, duket më e vjetër kjo…

Unë mendoj se të dy këta politikanë nuk janë aq të qëndrueshëm sa të bëjnë marrëveshje shumë afatgjata dhe tepër serioze. Mendoj se janë dy politikanë që tiparin thelbësor kanë paqëndrueshmërinë, jo vetëm në raport me njëri-tjetrin, por edhe me cilindo.

Në rastin konkret mund të them se raporte dhe marrëveshje të fshehta midis tyre ka pasur vazhdimisht në të kaluarën, siç kanë qenë ato për të më goditur mua me inskenime, si rasti Doshi-Fufi, që nuk kishte asnjë lidhje.

U përdor Partia Demokratike për të bërë zhurmë në të gjithë botën, që unë doja të eliminoja dy deputetë.

Njëkohësisht edhe rasti CEZ-DIA ku praktikisht z. Basha u bë zëdhënësi kryesor i fabrikimeve që shkonin nga zyrat e Rilindjes, këto me fakte të pavërteta, që synonin goditjen time, por njëkohësisht edhe goditjen e z. Berisha që ishte kryeministër në atë periudhë.

Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me dy individë të cilët u bashkuan për shkak të interesit të tyre personal.

Në radhë të parë, në raport me partitë e tyre, sepse duket që pas kësaj u fshinë të gjithë emrat e njohur të Partisë Demokratike…

20 komente në “Deklarata e fortë e Metës: Rama-Basha, marrëveshje të fshehta për të më goditur mua e Berishën”

  1. Like-Mona Floriri says:

    Ore po pse gjithmone heq shenjen e barazimit mes vetes dhe Berishes ky Floriri? Kaq i ngjashem qenke me ate qe “ste beri dot gje” (ne fakt te bleu dhe pastaj te mbylli edhe gjyqin e bllokut)? Apo po shantazhon qe Berisha mos ta leri Bashen te bej koalicion me PS neser? Eh mor Like intriganti. Sado shpejte te vraposh ti Like bashke me Monen hallet tani per ju vrapojne me shpejte.

  2. luka says:

    Pse i vete mendja ketu ketij apo i djeg, pra nuk eshte vetem Like floriri po dhe Like ndricuesi.

  3. Aleksander says:

    Haha maloku i Skraparit po ben diversion ! Ndihet i izoluar dhe kerkon te beje per vete berishen duke provuar te vendose pyka mes tij e bashes.

  4. Samiu says:

    O hajdut nuk ka nevoje te godise njeri ty. Ti je i goditur vete pasi ke vjedhur para me thase dhe ke krijuar shpk e LSI nen tolerancen dhe qorrllekun e qeverise. Ke krijuar skalionin e shtetit hajdut brenda shtetit. Te jesh i sigurt pergjigjen do ta marresh ne 25 qershor. Nuk jane parate qe bejne votat por principet. Ju afroni vetem sloganin pa kuptim – LSI te gjen pune-. Ku i gjen vendet e punes ti shozo? Pse qeveria i ka vendet e punes dhe nuk do ti jape? Ju keni shperfytyruar gjithe administraten shteterore nga toleranca e Edi Rames dhe PS. Te njejtin vampir keni bere edhe ne bashkeqeveri ne pushtetin e PD. P.Vasili qe ke caktuar si “kandidat i forces se pare politike” ska as fytyre, as karizem, as fuqi te pjerdhe e jo te beje fushate e me pak te jete kryeminister i vendit. Shpk.ja LSI ka marre fund dhe shqiperia do te perparoje pa kancerin e korrupsionit dhe te amoralitetit LSI.

  5. i larguari says:

    Keto deklarata te politikaneve shqipetare sot jane skena te reja nga teatri i vjeter i politikes shqipetare. Te gjithe e dine qe as Basha e as Rama nuk mund te bejne “komplote” kunder Berishes apo Metes sepse te gjithe politikanet e Shqiperise hane te njejten corbe: vjedhin genjejne dhe pasurohen ne kuriz te shqipetarve dhe beje sikur zihen por ne fund perseri e mbrojne njeri-tjetrin me c’do kusht. Ndryshe si shpjegohet qe as Berisha, as Meta as Rama dhe askush nga politikanet nuk ka denuar nje politikane tjeter megjithe krimet qe secili prej tyre ka bere per keta 26 vjet!???????

  6. Xha Shemja says:

    Ti duhet te ishe ne hapsane o maskara

  7. Krenar says:

    Sigurisht qe ti duhet te pergjigjesh per CEZ.in. Duhet te shkosh me kembet e tua perpara drejtesise dhe te deponosh pislleqet e vjedhjet kriminale qe ke bere me Saliun.

  8. freee says:

    Kush duron kte rryp President me deklarata fshataresh….po ca fati kemi pas.

  9. Devolliu says:

    Sikur të jetë e vërtetë kjo marrëveshje që thotë Likja, atëhere Rama e Basha duhet të shpallen heronj pasi do të eleminoheshin dy kryehajdutët, kryekriminelët e kryetradhtarët e Kombit, që janë dy QELBËSIRAT: Sheiku Like Floriri dhe shpellari Sali Gjakatari.

  10. Kris says:

    Une do te pergezoja edhe Ramen edhe Bashen po te kene bere pakt per te larguar dy nga me mafiozet e tranzicionit shqiptar,qe e kane mberthyer per gryke Shqiperine! Largimi i te dyve do te ishte fillimi i shpetimit te Shqiparise!

  11. Niku says:

    Do te ishte nje gje shume e mire ne se do jete e vertete!

  12. Posejdon.al says:

    Zoti Meta, ku shkoi slogani yt, sime qene nipi i Mao Ce Dunit, “me qetesi dhe dashuri” ?
    Zoti Meta, ku shkoi slogani yt hipokrit se ti dhe LSI keni vetem nje mision historik e superior: Stabilitetin e Shqiperise dhe integrimin e saj evropian?
    Edhe nese ka nje marreveshje Rama-Basha per bashkeqeverisje a nuk eshte kjo ne dobi te stabilitetit dhe integrimit evropian te Shqiperise?
    Athere pse je si i pickuar dhe si terbuar nga kjo marreveshje? Apo sepse kjo gje qe i sherben Shqiperise nuk i vjen per mbare LSI-se: nuk i vjen per shtat gllaberimit te copave te tortes nga LSI-ja, perfshire pjesen e luanit ne administraten shteterore, me te cilen LSI-ja blen votat dhe ben kig-maker-in e pushtetit?
    Por me e keqja dhe e turpshmja per ty zoti Meta eshte fakti qe nuk ke as turp e as skrupull qe e ke rreshtuar veten dhe je bere njesh me Sali Berishen, si fytyre, si mision dhe si destabilizues i Shqiperise.
    Arritje me e madhe e marreveshjes Rama-Basha eshte se kjo marreveshje te corri masken ty dhe atyre fytyrave te LSI-se qe vijne pas teje, nxorri ne pah faktin se frymezuesi, ushqyesi dhe perfituesi kryesor e Cadres, nuk ishte Lul Basha, por Ilir Meta, qe per kater vjet ne kualicion futi shkopinj nen rrota ndaj cdo reforme shtetformuese te Rames, perfshire reformen ne drejtesi dhe i nxinte jeten atij dke i ndersyer Berishen cdo te enjte ne parlament, per te hedhur edhe ato gelboqe qe nuk mund t’i hidhnin zedhenesit e Metes rast e pa rast.
    Durimi dhe toleranca e Rames ndaj poshtersive te tua ne 4 vjet kualicion, ka qene shembullore dhe e paprecedent.
    Tani ke mbetur si mut dhe te ka mbetur vetem Sali Berisha te takohesh rregullisht e te thuresh komplote.
    Ti mbase do te mbetesh ne politike edhe per kater pese vjet o Ilir Meta, sepse me ato intrigat e tua arrite t’i imponohesh Rames si President, por as ti dhe as ato surrogatot e tua perverse me fytyra ngrira si murgjer tibetiane te mbetura tek kupola e LSI-jse, perfshire Moniken tende, kurre, ama kurre me nuk do ti shpifeni opinionit publik shqiptar si kampionet e qetesise, dashurise, vetmohimit dhe idealit per stabilitetin dhe integrimin evropian te Shqiperise.
    Ju zgeqe dhe zuzare te politikes shqiptare, keni mbaruar, jeni si ato vemjet e peshtira qe u mbeshtollet dhe u mbeshtollet nder vedi dhe kur plaset e cpuat, nxorret ne ajer ca monstra akoma me te peshtira.
    Bridh tani, studio me studio dhe bashko fytyren tende me fytyra si ajo e Ylli Rakipit, ketij kelyshi e birboje historike i pushtetit okult te Berishes dhe vazhdo t’u demonstrosh shqiptareve kelliren e kredos tende politike.

  13. Akili says:

    O Like,mos se na dhjeve.Ishe shperfyturuar kur po jepje intervisten tek katunari klasik Rakipi.Ishit puq dy fshatare dhe qanit hallin tend,si e lagu si se lagu.Problemi eshte se ty o Like,ta kane pre bileten,jo Rama ose karafili Lul,po bota.Ne dhe ti do shohim spektakel,very soon.

  14. Sorkadhja says:

    Shumë të çoroditur dy ish kryetare partish. Filluan të hedhin në skenën politike lojrat që gjoja po sulmohen pa të drejtë nga dy kryetarë që situata ishte në prag gjendje si 97-ta.Marëveshjen e shumë duhur dhe e kërkuar nga të gjithë, brenda vendit dhe nga ndërkombëtarët , pa pikë turpi, këta dy ish kryetarë, na e trajtojnë si marëveshje personale të Rama-Basha. Ja këta janë politikanët tanë që kur u preken interesat e tyre pasurore dhe kariera përpiqen të shpëtojnë duke çvlerësuar gjithçka që bëjnë të tjerët. Deri dje si hipokrite tregonin optimizem për marëveshjen , ndërsa këto ditë po e minimizojnë atë arritje, kjo sepse po u rrëshqasin nga duart kyçet e kasafortave që u ruajnë ofiqet karieriste dhe pasurore. Do – Zoti që Rama të vazhdojë të.mbetet në.pozicionet serioze që kishte para marrëveshjes, lidhur me bërjen e shtetit ligjor. Të ketë kujdes të mos bjerë në kurthin e zerave mediatikë e politikë sembas zgjecdhjeve o lindë koalicioni PS-PD, ose më keq akoma PD-PS.
    Sorkadhja

  15. lulashi says:

    Goditjen ti dhe Berisha do ta merrni nga Byroja Kombetare e Hetimit dhe jo nga Rama-Basha.

  16. hakmarrja popullore says:

    Ti mor hajdut,je koke e kembe i zhytur ne aferen me CEZ-DIA,prandaj te djeg.TI baskhe me Berishen dhe Bashen e keni vendin ne BURG.,keni livadhisur shume,26 vjet

  17. ariff says:

    Më ne fund e vuri shenjen e barazimit midis vetes se tij dhe Berishes.

  18. Zylo says:

    Duhet te kishte marre fund qe me videon e Priftit por te lane te merrje fryme trim i Skraparit.por vjen dita dhe do te nisin ty ne vendin e duhur.Uroj qe Mona ti kete marre masat pasi do te kaloje shume kohe vetem.Sa per president ti po shkel cdo rregulll te iligjeve politike.Nese keta te dy vendosin te bejne ligj dua ta shoh enrin tend ne fillim te listes se te arrestuarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje