Zoti Kryeminister mos e rrotullo timonin.
Destinacionin e Shqipërisë e ka caktuar lëvizja studentore e Dhjetorit 1990, pjesë e të cilës ishit edhe ju.
Në rrugëtimin tonë drejtë Europës timonierët nuk e mbajtën fort timonin, prandaj kemi 27 vjet që endemi nëpër shkretëtirë duke u rrotulluar në rrethrrotullim.
Timonieri gjithmonë u kushtëzua nga pjellat e tija.
Këto “faktorët” afër timonierit ndikuan shumë dhe na nxorën nga autostrada jonë drejt Europës. Janë pikërisht partitë e vogla, të “majta apo djathta” të cilat nuk kanë asnjë lloj ndryshimi në program me partitë nëna (n.q.s ato kanë një program), që kanë manipuluar autostradën tonë.
Zoti Kryeministër, votuesit Shqiptarë do t’ju votojnë në masë të gjërë për ato që keni bërë, për ato që mendoni të bëni dhe për mënyrën e re të komunikimit me opozitën.
Ju e dini mirë që unë jam një përkrahës i marrëdhënieve bashkëpunuese pozitë-opozitë dhe që i kam inkurajuar ato, sepse është e vetmja mënyrë që të fitojmë kohën e humbur. Këtë e mbështesin fort edhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Besimi reciprok midis jush dhe liderit të opozitës zotit Basha është themelore.
Guxoni më tej.
Guxoni së bashku për Shqipërinë Europiane.
Guxoni sepse ne “emigrantët” dimë të bëjmë gjëra të mira, ne jemi idealistë, dhe të tillë i duhen Shqipërisë.
Reformat rrënjësore si ajo në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë jetike.
Korrupsionit juridik dhe korrupsionit politikë do t’i vijë fundi.
Zbatimi i Vettingut është vetëm fillimi.
Një reformë zgjedhore e cila do të nxjerrë nga skena politike disa “kryetarë” që bredhin me vulë në xhep, dhe do të lehtësojë buxhetin e shtetit është imediate.
Vetëm kështu do të ecim me shpejtësinë e duhur.
Të gjithë ata që duan të hyjnë në autobuzin tonë drejt Europës janë të mirëpritur, por me një kusht: Mos i fol shoferit!
* Kandidat i CDU të Merkel për në Bundestagun gjerman
Good !
No komment !
Peeerfekt eeekzakt ??
s’kam qene naihere por s’ma merr mendja qe ne shkretetire te kete rrethrrotullim…
Megjithate t’a vleresoj mendimin per politiken qe parashtron ne artikull.
Bobobooo cfare idiotsi…
Tash partite e vogla paskan fajin pse 2 partite e medha vjedhin sa te vin ne pushtet e keqqeverisin sepse nuk pyetin askkend’e sidomos jo publikun apo partite e vogla.
Te jesh anetar i cduse german nuk ndryshon asgje ne kete budallalek.