FOTOT/ Shqiptari rrëfen tmerrin e zjarrit në Londër: Flakët u përhapën me shpejtësi, drithëruese të dëgjoje britmat e njerëzve

14 Qershor 2017, 12:53Kronika TEMA
FOTOT/ Shqiptari rrëfen tmerrin e zjarrit në Londër: Flakët

Zjarri i fuqishëm që përfshiu një ndërtesë 27-katëshe në perëndim të Londrës,  ku mbetën të vdekur 6 persona, ka prekur edhe një familje shqiptare.

Saimir Lleshi dhe Eliane Lara jetonin në një apartament tek një bllok pallatesh pranë kullës rezidenciale “Grenfell” që u përfshi nga flakët sot në Londër.

Dy shqiptarët në një intervistë për gazetaren e BBC, Claire Heald, rrëfyen se u zgjuan rreth orës 01:30 të mëngjesit nga të bërtiturat e njerëzve si dhe nga era e plastikës së djegur.

“Ishte shumë shqetësuese të dëgjoje britmat e tyre. Zjarri u përhap me shpejtësi”, thanë ata.

Saimir Lleshi dhe Eliane Lara shikonin nga banesa e tyre se si flakët e zjarrit përhapeshin me shpejtësi në kullën 24-katëshe.

 

1 komente në “FOTOT/ Shqiptari rrëfen tmerrin e zjarrit në Londër: Flakët u përhapën me shpejtësi, drithëruese të dëgjoje britmat e njerëzve”

  1. gbani says:

    24 apo 27 kateshe …..e ndani mendjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje