Ja çfarë e tradhtoi vrasësin e Artan Cukut

13 Qershor 2017, 11:15Kronika TEMA

I akuzuari për vrasjen e komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari, ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku nuk ka pranuar të thotë asgjë.

Prokurori i çështjes tha në gjyq, se zbulimi i ngjarjes dhe këtij personi si autor i dyshuar i vrasjes, është bërë nga analiza e kamerave të sigurisë, ku është vërejtur largimi i personit të dyshuar nga vendi i ngjarjes.

Ai tha se janë ndjekur kamerat biznes pas biznesi deri te sheshi Willson dhe aty është parë që Mikeli ka hequr bluzën dhe e ka hedhur në kosh, e cila më pas është gjetur nga ekspertët.

Ka qenë pikërisht ADN-ja në xhepat e bluzës sportive që ka lënë në kosh autori, e cila ka zbardhur identitetin e tij.

Nga pamjet e kamerave është parë që autori ecën me duart në xhepa në bluzë.

Ekspertët e kanë shpërndarë profilin e ADN dhe ka reaguar Interpol Berna e Zvicrës, që ka pasur një të shoqëruar me këtë profil gjenetik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje