Pas shpalljes në kërkim nga policia të dy vëllezërve Daka si porositës të vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku ka reaguar edhe babai i dy të dyshuarve.
Ai është shprehur se familja e tij e ka mbyllur njëherë e mirë problemin me familjen e Artan Cukut.
Gjithashtu, në prni të djalit të dyshuar Bujar Daka, është shprehur se djemtë janë të pafajshëm dhe po bëjnë punime në shtëpi. Babai i të dyshuarve ka theksuar se familja e tij me zor jeton, jo të jetë në gjendje të paguaj për një vrasje.
“Familja jonë e ka mbyllur njëherë e mirë problemin me familjen e Artan Cukut. Nuk e kuptoj përse policia e shqetëson familjen tonë. Ne po punojmë në shtëpi dhe Bujari është këtu. Jemi tërësisht të pafajshëm dhe nuk e kuptoj çfarë policie është kjo. S’kemi asnjë lidhje me atë ngjarje dhe djemtë e mi nuk janë shpallur në kërkim, por jemi të gjithë të lirë. Me zor jetojmë e jo më të kemi para për të paguar vrasës”, – tha Prelë Daka.
E bukur kjo, me zor jetojme, dhe po bejme punime ne shtepi.
Duket sheshit qe genjen