Prokurori tregon bisedat me vrasësin e dyshuar të Artan Cukut

11 Qershor 2017, 13:30Kronika TEMA

Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori deklaroi se janë mbledhur prova të mjaftueshme që fajësojnë Mikel Shallarin si vrasës të komisar Artan Cukut.

Ai u shpreh se ende nuk është qartësuar se kush është ideatori, por është e sigurt se pistoletën e ka shkrepur Shallari.

“Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të të jetë Mikel Shallari, mund të jetë dikush tjetër.

Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon të mohojë përfshirjen e tij në krim.

I janë treguar të gjitha provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi.

Ai është njohur me to. I janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të”, – deklaroi prokurori i Krimeve të Rënda në një konferencë për shtyp së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje