Në shtëpinë e “killerit” të Artan Cukut, fqinjët: Si e njohim ne Mikel Shallarin

11 Qershor 2017, 20:18Kronika TEMA

24-vjeçari Mikel Shallari, i arrestuar si autor i vrasjes së kryepolicit Artan Cuku më 8 Prill 2017, është nga fshati Dikatër rreth 10 km larg Kuçovës.Report Tv shkoi sot në fshatin Dikatër për të mësuar diçka më shumë për familjen e Shallarit, e cila ishte zhvendosur vite më parë nga Skrapari në Kuçovë.

Banorët refuzojnë të japin informacion ndërsa familja prej katër anëtarësh e killerit ka jetuar deri para pak kohësh aty. Mësohet se dy prindërit dhe motra e Mikel Shallarit prej tre muajsh janë zhvendosur në Tiranë.

Jashtë kameras, banorët e fshatit Dikatër, fqinjë me Mikel Shallarin, shprehen se 24-vjeçari nuk ka qenë person problematik në komunitet.

Sipas tyre, ai ka qenë person i shoqërueshëm, ndërsa theksojnë se familja e tij ka pasur probleme ekonomike.

1 komente në “Në shtëpinë e “killerit” të Artan Cukut, fqinjët: Si e njohim ne Mikel Shallarin”

  1. Sabaja says:

    Mbase policia mund te kete te drejte.Po deshtuan te gjithe duhet te hyjne ne burg.Ata te fusin ne burg dhe pastaj kerkojne prova
    Tipa te Gestapos.KGB apo Sigurimi i Shtetit.Te shpresojme te jete e vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje