Tre shqiptarë përleshen në Itali, i thyejnë shishe në kokë njëri-tjetrit në autobus

12 Qershor 2017, 16:30Kronika TEMA

Një natë në pub ka përfunduar në përleshje mes shqiptarët në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Grupi u pa disi nervoz dhe dëgjoheshin të bërtitura në një stacion autobusi në Cesano, rreth orës 6 të mëngjesit.

Tre shqiptarët, në bazë të dëshmive të të pranishmëve, ishin në gjendje të dehur.

Pas diskutimeve të gjata, debati përshkallëzoi në të fyera dhe një sherr mes tyre.

Kur autobusi mbërriti, ata u futën në të dhe vazhduan të grindeshin, shkruan CesanoToday.

Njëri prej shqiptarëve e goditi bashkëkombasin me shishe birre në kokë.

Kështu autobusi ndaloi dhe menjëherë u njoftua policia. Shqiptari i plagosur u dërgua në spital ndërsa dy të tjerët u shoqëruan në polici.

2 komente në “Tre shqiptarë përleshen në Itali, i thyejnë shishe në kokë njëri-tjetrit në autobus”

  1. enter"" says:

    Siguritsht qe ata jane autoktonus.

  2. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    TemA, vazhdoni te gaboni kur citoni si ”shqipare” sunitet,shiitet apo tourkocamet……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje