Monitorim nga ajri për kanabis, ja rezultatet për qarkun Dibër

12 Qershor 2017, 17:22Kronika TEMA

Qarku i Dibrës ishte stacioni i radhës i policisë për të monitoruar nga ajri parandalimin e  kultivimit të  lëndëve narkotike.

Efektiveve të policisë,  u ishin bashkuar edhe Inspektorati i Policisë Pyjore, ndërsa zonat  ku u krye kontrolli  ishin Burreli, Bulqiza, Lura, Dibra e Peshkopia.

Për rreth 90 minuta helikopteri i policisë  ka përshkruar të gjithë zonën ku  të paktën nga ajri nuk evidentua  asnjë parcelë e mbjellë.

Drejtori për hetimin e krimeve në policisë  Josif Shtëmbari thotë se monitorimi  ka nisur që prej një muaji,  ndërsa janë të pakta vendet ku ka rezultuar  këtë vit  kultivimi i kësaj  bime

Në Qarkun e Vlorës janë identifikuar disa parcela të vogla, por të kufizuara. Kemi patur në zonën e Krujës, në numër të kufizuar por përsëri janë asgjësuar,” tha Shtëmbari.

Zyrtari i Lartë i Policisë  siguron se  monitorimi do te vijoje edhe gjatë ditëve  të  fushatës zgjedhore pavarësisht angazhimeve të tjera të policisë

Strukturat e policisë janë shumë të angazhuara dhe shumë të mbingarkuara me detyra jo vetëm sigurimin e rendit për fushatën zgjedhore, por detyrë prioritare përveç fushatës zgjedhore është edhe kontrolli i territorit për kultivimin e bimëve narkotike,” shprehet Shtëmbari.

Një vit më parë edhe në qarkun e Dibrës u evidentuan parcela të mbjella me lëndë narkotike të cilat u shkatërruan nga policia.

1 komente në “Monitorim nga ajri për kanabis, ja rezultatet për qarkun Dibër”

  1. vlora.vlora says:

    Cope injorantesh ,jane helikoptera te ushtrise ,qe do te thote qe Kodheli nderit te “kombit” s do t ia jepte me asgje ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje