Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i ka kritikuar ashpër SHBA. Me zgjerimin e planifikuar të sanksioneve kundër Rusisë, Uashingtoni ndjek interesa vetjake ekonomike dhe e dëmton Europën, shprehet ai.
Së bashku, ministri i Jashtëm gjerman dhe kancelari i Austrisë, Christian Kern i kritikuan sanksionet e e reja të planifikuara nga SHBA kundër Rusisë, për të cilat Senati në Uashington u shpreh me shumicë dërrmuese votash. Është për të ardhur keq që SHBA nuk u koordinuan me evropianët për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës, shkruajnë ata në një deklaratë të përbashkët. Një mënyrë veprimi i koordinuar është sipas tyre ajo që nevojitet për zgjidhjen e krizës së Ukrainës.
“Megjithatë ne nuk mund ta pranojmë kërcënimin me sanksione ekstraterritoriale në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare kundër sipërmarrjeve evropiane, që marrin pjesë në zgjerimin e furnizimit me energji”, thuhet më tej.
Me një sinqeritet që të tërheq vëmendjen, projektligji i SHBA përshkruan interesin e vërtetë të amerikanëve: shitjen e gazit të lëngshëm amerikan dhe spostimin e furnizimeve ruse me gaz nga tregu evropian”, kritikojnë dy socialdemokratët. Objektivi është që të sigurohen vendet e punës në industrinë e naftës dhe të gazit të SHBA. Instrumentat e sanksioneve politike nuk duhet të vihen në lidhje me interesat ekonomike, shkruajnë më tej ata.
SHBA e shohin botën si “arenë lufte”
“Furnizimi me energji i Evropës është një çështje e Evropës dhe jo e SHBA!”, shkruajnë Gabriel dhe Kern.”Për atë që na furnizon me energji dhe si na furnizon, vendosim ne, në bazë të rregullave të sinqeritetit dhe të konkurrencës në ekonominë e tregut”.
Edhe në një aktivitet në Berlin, Gabrieli shprehu pakënaqësinë e tij për politikën e SHBA nën Presidentin Donald Trump. Ai e kritikoi Amerikën që po kalon gjithnjë e më tepër në konfrontim me komunitetin ndërkombëtar. Ai tha se SHBA nuk e shohin më bashkësinë ndërkombëtare si një forum të përbashkët me marrëdhënie me rregulla, por si një “arenë lufte” dhe si “shesh lufte”, tha politikani socialdemokrat të enjten në Berlin.
Kjo është krejt e kundërta e idesë së Perëndimit, tha ai. Sepse ajo fokusohet në një vlerë të shtuar, e cila krijohet kur i afrohesh tjetrit në marrëdhënie të besueshme dhe të rregulluara juridikisht, politikisht dhe ekonomikisht, të cilat bazohen në liri, demokraci, respekt reciprok, dashuri për paqen dhe shkëmbim kulturor, tha Gabrieli në një fjalim në Kongresin Federal për Politikat Kulturore.
Vertete !!!!!!! U desh kaqe shume kohe per ta kuptuar ?? !!!! Kur ju interesonte ishte “arene paqeje” tani qe ju djeg suma juve vete qenkerka arene lufte, bota !!!!!!! Flisni flisni nuk ka aresye te kini frike ,ju takon juve politikaneve tu shpjegoni “deleve te urta te perendise” se kush po e çoni boten ne prag lufte katastrofike berthamore . Arroganca Daj Samas-e nuk njeh kufij ku ne emer te “demo-kar-cise” instalojne regjime vasalo- fashiste vetem tu permbushen interesat e Dajes se Samit . Ka ardhur koha qe njerezia te shikoje realitetin pa “maske saldimi” pra realitetin qe po helmon jeten tone te perditeshme qe po i kthen njerezit ne “zombi” . Kur shikon se si eshte katandisur presidenti i vendit me te fuqishem te botes , SH.B.A-ve nga media e kontrolluar nga lobet e luftes imagjinoni pak se ç’mund ti ndodhi njeriut te thjeshte perballja me kuçedren MEDIA !!!!!!!!! Me zombiet ku ne vend te trurit kane MC-Donald-s dhe ne damare ne vend te gjakut ju rrjedh Coca-Cola eshte me e lehte ta shderrosh boten ne arene lufte ……. ehhh …… duhenn njerez … njerez per ta stopuar kete nqs mund ta quajme “genocid” kundra njerezimit !!!!!!!!!!!!!
Shtetet dhe politikanet europiane nuk kane asnje te drejte morale te kritikojne SHBA te . SHBA te vetme jane ato qe e krijuan kete teksture te sigurise boterore qe sot egziston.
Politikanet e sotem frikacake dhe liberale te europes perendimore jane lindur e rritur ne vende me liri te plote , liri e cila jo pa koincidence i eshte sjelle dhe garantuar po nga SHBA te. Izolimi ekonomik dhe ushtarak i rusise fashiste (dhe antishqipetare) eshte detyre e civilizimit perendimore , por jane vetem SHBA te ato qe e kane kapacitetin ta bejne nje gje te tille. Jane po keta politikane europiane qe i lejuan masakrat e serbise mbi popujt e ish jugosllavise dhe nuk benin asgje, vecse fajesonin te gjithe popujt se bashku.
Jane po keta qe po i hapin kapitujt e anetaresimit ne BE nje shteti fashist si serbia e cila e ka te perfshire ne kushtetuten e vet nje shtet tjeter te pamvarur si Kosova. E asnje politikane Europiane si ka thene hapur Serbise se pa njohje rreciproke ska anetaresim. Zoti Gabriel ishte ne Beograd kur fajesoi te gjitha shtetet e “ballkanit perendimore” per destabilizimin e situates ne rajon, por pati frike ti drejtonte gishtin Rusise dhe serbise fashiste. Me siguri qe edhe zotit Gabriel ashtu si paraardhesit te tij Schroeder i eshte ofruar pozita e “keshilltarit ” tek gazpromi Rus.
Shtetet dhe politikanet europiane nuk kane asnje te drejte morale te kritikojne SHBA te . SHBA te vetme jane ato qe e krijuan kete teksture te sigurise boterore qe sot egziston.
Politikanet e sotem frikacake dhe liberale te europes perendimore jane lindur e rritur ne vende me liri te plote , liri e cila jo pa koincidence i eshte sjelle dhe garantuar po nga SHBA te. Izolimi ekonomik dhe ushtarak i rusise fashiste (dhe antishqipetare) eshte detyre e civilizimit perendimore , por jane vetem SHBA te ato qe e kane kapacitetin ta bejne nje gje te tille. Jane po keta politikane europiane qe i lejuan masakrat e serbise mbi popujt e ish jugosllavise dhe nuk benin asgje, vecse fajesonin te gjithe popujt se bashku.
Jane po keta qe po i hapin kapitujt e anetaresimit ne BE nje shteti fashist si serbia e cila e ka te perfshire ne kushtetuten e vet nje shtet tjeter te pamvarur si Kosova. E asnje politikane Europiane si ka thene hapur Serbise se pa njohje rreciproke ska anetaresim. Zoti Gabriel ishte ne Beograd kur fajesoi te gjitha shtetet e “ballkanit perendimore” per destabilizimin e situates ne rajon, por pati frike ti drejtonte gishtin Rusise dhe serbise fashiste. Me siguri qe edhe zotit Gabriel ashtu si paraardhesit te tij Schroeder i eshte ofruar pozita e “keshilltarit ” tek gazpromi Rus. Politika shqipetare duhet te jete shume e kujdesshme qe ti jape prioritet marredhenieve me SHBA , si partneri me i besueshem .