Atentati në Sukth/ Prokuroria: Ervin Dalipaj e Juxhin Dauti rrinin në një hotel luksoz me zyrtarë policie

17 Qershor 2017, 09:23Kronika TEMA

Afro dy muaj pas ekzekutimit në një atentat mafioz të ish-shefit të Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe mikut të tij 27-vjeçar, Juxhin Dauti, prokuroria e Durrësit ka hedhur dritë në lidhje me hetimet e kryera për ngjarjen e ndodhur në afërsi të “Mbikalimit të Sukthit”.

Hetuesi e çështjes kanë bërë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se hetimet për vrasjen e dyfishtë që tronditi opinionin publik mesditën e 25 prillit pritet të marrin tjetër rrjedhë pas përfundimit të analizimit të tabulateve telefonikë dhe të aparateve celularë të dy viktimave që po analizohen nga policia shkencore në Tiranë.

“Të dy viktimat strehoheshin në Durrës. Flinin në një hotel superluksoz në plazh, ndërsa aty qëndronin dhe ish-drejtues të lartë të policisë (në atë kohë ishin në detyrë).

Dalipaj dhe i riu nga Vlora kanë lëvizur me eskortë dhe shpeshherë kanë drekuar me zyrtarë të policisë.

Ata kanë pasur aktivitet të ngjeshur këtu në Durrës, sepse këtu kishin shoqërinë dhe miqtë e tyre.

I çuditshëm është fakti që Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) nuk kishte asnjë informacion për ta.

Kërkuam informacion nga SHISH, por na thanë që nuk i njihnin fare dy viktimat.

“SHISH survejon të gjithë prokurorët e gjykatësit me kë takohen, me kë rrinë e me kë pinë kafe, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion në lidhje me grupet kriminale, apo me viktimat e atentatit, ku njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut”, thanë burime nga prokuroria e qytetit bregdetar për “Gazeta Shqiptare”.

Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se organi i akuzës ka kërkuar që në fashikujt e dosjes të jenë sa më shpejt edhe tabulatet telefonikë.

Mësohet se kompanive celulare u është kërkuar që nëpërmjet antenave më të afërta të sjellin informacionin e nevojshëm, ndërsa policia shkencore është duke analizuar çdo qelizë të telefonave të dy viktimave, për të parë e verifikuar telefonatën e fundit që i ka nxjerrë në pritë ditën që ndodhi ngjarja.

Gjithashtu, burimet nga prokuroria e Durrësit deklaruan se policia është e vonuar me hetimet, të cilat nuk kanë ecur me ritmet e pritshme. Burimet u shprehën se, “vrasja është shumë e vështirë për t’u zbardhur.

Kjo, nisur edhe nga fakti se 37-vjeçari Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti kishin mbështetje të madhe nga policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit. Dalipaj ishte në kërkim, ndërsa shëtiste i lirë pa asnjë problem.

 

3 komente në “Atentati në Sukth/ Prokuroria: Ervin Dalipaj e Juxhin Dauti rrinin në një hotel luksoz me zyrtarë policie”

  1. adi says:

    Ja polica qe duam.
    Policia e narko-trafikut.
    Dhe nuk kane faj
    Kur kr rilindasi llojin e ketyre e ben deputete kryetare bashkish nxjer nga burgu serial killera , patjeter qe dhe policet do bejne te njejten gje si shefi i tyre.

  2. Ne keye vend leshi te gjithe kan ngrene nga nje lug corb te prishur. Ketu te gjithe hajdute kriminel 27 vjecar bejne sikur shajne njeri tjetrin dhe te gjithe ndajne placken e vjedhur
    Keta shtojn pasurin populli budalla ben hosana. Shikoni like floririn si perbetohet pet salikomunistin shikoni socialistet qe shajne kryehajdutin ilir dhe pastaj e caktojne president. Ketij vendi eshte per ti ber mutin

  3. albani says:

    Eshte e qarte: Like Meta e perfshiu ne fushate epileptilkun Llalla qe s’mund te behet kos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje