VIDEO/ Astrit Patozi përplaset me Ramën jashtë Kuvendit: Ti ke ikur nga PD kur…

17 Qershor 2017, 17:05Politika TEMA

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi është përplasur sot me kryeministrin Rama pas seancës së jashtëzakonshme në Parlament, ku u votuan listat e emërimeve të anëtarëve të komisioneve të vetingut.

Patozi kërkoi të merrte fjalën për një replikë me Ramën, mirëpo fjala nuk iu dha nga kryetari i Kuvendit.

Në këtë mënyrë replika është zhvilluar jashtë Parlamentit.

Në të shihet qartë se Rama dhe Patozi replikojnë me njëri-tjetrin, ndërsa kryeministri i thotë se moskandimi i tij në listat e PD-së ka ardhur pas një interviste të deputetit dhënë për “Top-Channel”.

“E di kur ke ikur ti, kur dhe atë intervistën te TCH”, i thotë Rama Patozit çka dëgjohet edhe në videon e siguruar nga Panorama.

Kujtojmë se pas mospërfshirjes së Patozit në listat e PD-së, deputeti shkroi se Rama e ia kishte paralajmeruar moskandidimin e tij, qe para paktit me Bashën, duke ngritur dyshime.

DEBATI

Patozi: Une nuk te kam nderhyre ne marredhenien qe ke me ate. Marredhenien qe ke ti me ate une nuk ta prish.

Rama: Ti do ikje qe 90 dite para. Çfare marredhenie…

Patozi: Ate marredhenien qe ke ti me ate.

Rama: O zotëri e di kur ke ik ti….Ti ike pasi dhe ate intervisten te Topi.

Rama: E pra, ma hedh mua fajin kot…

Patozi: Por puna eshte qe une s’kam ikur. Dhe ti e di qe nuk kam ikur, prandaj flet.

Sherri Patozi-Rama per largimin nga PD by e-d21

4 komente në “VIDEO/ Astrit Patozi përplaset me Ramën jashtë Kuvendit: Ti ke ikur nga PD kur…”

  1. arbereshi says:

    O EDO, mos u mer kot me Patozna e Xhozefinra se je teper por teper lart.

    1. Skerdi says:

      Po po, me Sterkajn per krahu, Rama eshte shume lart. Eshte nje cop krimineli qe rri me kriminela.

  2. arbereshi says:

    Vete deputetet e PD e dine shume mire qe ai qe formoi PD eshte EDI dhe prandaj i kerkojne hesap si langaraqe se pse jane jashte listave. Eshte njelloj sikur ti thone po ishim rehat ashtu si ishim cpune ke ti me PD ti shif PS lere PD sic ishte se ishim rehat

    1. Albi_I says:

      Edi ka qene ne Korfuz kur u formua PD-ja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje