ANALIZA/ Kthesa cinike në Kubë

18 Qershor 2017, 08:37Bota TEMA

Dashamirësit e rumit dhe purove kubane mund të jenë të qetë. Po ashtu rrjeti Starwood, i cili ka një marrëveshje për të menaxhuar një hotel historik në Havanë. Por amerikanët që duan të kalojnë në Kubë ose të fillojnë të bëjnë biznes atje, do ta gjejnë më të vështirë si rezultat i vendimit të gabuar të Presidentit Trump për të ulur frenat e dorës në një proces dy-vjeçar diplomatik me ishullin.

Trump tha për një turmë të gëzuar në Miami të premten se qëllimi i tij është të arrijë një “Kubë të lirë”. Në të vërtetë, politika e tij e re është vetëm kapitulli i fundit në një kryqëzatë politike keqdashëse për të përmbysur elementet vendimtare të trashëgimisë së paraardhësit të tij, dhe duke i gjunjëzuar Amerikanëve-kubanë e komunitetit të mërguar të Miamit të cilët e ndihmuan atë të futet në zyrën e tij.

Deri tani, zoti Trump e ka përsosur artin e mos bërit të marrëveshjeve, dhe të çmontimit të asaj që ka ndodhur më parë. “Unë po anuloj marrëveshjen plotësisht të njëanshme të administratës së kaluar me Kubën”, deklaroi ai, një ekzagjerim pasi i ndryshoi vetëm disa pjesë të marrëveshjes. Por ato ishin pjesë të rëndësishme, duke përfshirë lehtësime në udhëtime dhe tregti të negociuara nga presidenti Barak Obama. Rezultati neto është se marrëdhëniet kubano-amerikane ka gjasa të kthehen si në kohën e Luftës së Ftohtë, duke minuar qëndrimin e Uashingtonit në Amerikën Latine.

Sipas politikës së re, amerikanët nuk mund të planifikojnë udhëtimet e tyre private në Kubë dhe ata që udhëtojnë me turne të autorizuar të arsimit do të jenë subjekt i rregullave të reja për të siguruar që ata nuk janë turistë. Kompanitë dhe qytetarët amerikanë do të ndalohet të bëjnë biznes me firmat e kontrolluara nga ushtria kubane apo shërbimet e inteligjencës, duke mohuar kështu aksesin e amerikanëve në pjesë kritike të ekonomisë kubane, duke përfshirë pjesën më të madhe të sektorit të turizmit.

Politika e z. Trump mbështetet në një themel cinik dhe historikisht fals. Qëllimi, thotë ai, është të detyrojë udhëheqësit kubanë që t’i japin fund represionit, të përqafojnë demokracinë dhe të hapin ekonominë e tyre. “Ne nuk do të heshtim më përballë shtypjes komuniste më,” tha ai, duke shtuar se détente e shkurtër e zotit Obama vetëm sa e ka fuqizuar qeverinë komuniste dhe ka pasuruar ushtrinë. Por 50 vjet të izolimit, sanksionet e linjës së ashpër kurrë nuk prodhuan rrëzimin e regjimit komunist të Kubës që kishin shpresuar aktivistët anti-Kastro.

Shqetësimi i papritur i z. Trump për të drejtat e njeriut është veçanërisht i vështirë për t’u gëlltitur. Asnjë president i kohëve të fundit nuk ka qenë kaq i përbuzur për këto të drejta ose ka përqafuar me aq dashuri autoritarë që abuzojnë me popullin e tyre, si Vladimir Putin i Rusisë dhe familja mbretërore saudite.

Dhe ndërkohë që zoti Trump thotë se dëshiron të privojë shtetin kuban nga të ardhurat nga dollarë amerikanë, shumë kubanë thonë se viktimat e vërteta do të jenë sipërmarrësit që kanë përfituar nga mijëra turistë amerikanë që vizituan Kubën gjatë dy viteve të fundit. Nëse zoti Trump do të hapte mendjen e tij për fakte si këto, në vend që të dorëzohej me turmat e turmave të gëzuara dhe sikofantëve politikë, ai do të mësonte se tre të katërtat e të gjithë të rriturve amerikanë favorizojnë vendimin e zotit Obama për të rivendosur lidhjet me Kubën.

Gjëja më e mirë për këtë anulim të tij të pjesshëm të marrëveshjes së mëparshme, është se ajo nuk ishte aq keq sa fillimisht u mendua. Ambasadat në Uashington dhe Havanë do të qëndrojnë të hapura, fluturimet e drejtpërdrejta midis dy vendeve do të vazhdojnë dhe kubanezët ende do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në Kubë dhe të dërgojnë para për të afërmit atje.

Kjo të mbush me pak frymë shprese, duke pasur parasysh tonin e ashpër të z. Trump. Presidenti lë hapur pyetje reale për të ardhmen e marrëveshjeve dypalëshe për bashkëpunimin e kujdesit shëndetësor, planifikimin e përbashkët për të zbutur derdhjet e naftës, koordinimin e përpjekjeve kundërterroriste dhe ndarjen e informacionit – dhe pyetjet reale rreth një marrëdhënie me të vërtetë produktive me një kundërshtar të vjetër që zoti Trump duket i vendosur për ta kthyer në një kundërshtar të ri./The New York Times/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje