Helmut Kohl, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë, vdes në moshën 87- vjeçare

16 Qershor 2017, 18:21Bota TEMA

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë, vdiq në moshën 87 vjeçare.

Ai gërshetoi misionin e bashkimit të Evropës me një instinkt të hollë për historinë, pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989.

Më pak se një vit më pas, ai drejtoi procesin e ribashkimit. Zoti Kohl, ishte kancelari që shërbeu më gjatë në detyrë nga viti 1982 në vitin 1998.

Ai ishte forca qëndrore në prezantimin e një monedhe të përbashkët evropiane.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton e kishte përshkruar zotin Kohl si “burrin më të madh të shtetit të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore”.

1 komente në “Helmut Kohl, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë, vdes në moshën 87- vjeçare”

  1. DRENICA E KUQE says:

    Kohl ishte nje njeri dhe burre shteti i madh. Kontributi i tij per ribashkimin e dy gjermanive ishte i jashtezakonshem. I lumte per dijen, guximin dhe sakrificen per popullin e atdheun e vet!
    Ngushellime Familjes Khol, popullit dhe shtetit mik gjerman!
    Lavdi vepres se tij!

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje