Policia britanike ka paralajmëruar se disa prej viktimave të mbetura në 27 katet e pallatit të djegur në Londër mund të mos identifikohen kurrë.
Shërbimet emergjente po vijonë për tre ditësh duke kërkuar për trupat e djegur në kullën Grenfell në zonën Knesington.
Deri më tani zyrtarisht është njoftuar për 17 të vdekur, por kjo shifër duket se do të rritet ndjeshëm sipas policisë pasi ende dhjetëra persona mungojnë, madje edhe familje të tëra.
Forcat e zjarrfikëses thonë se nuk presin më të gjejnë të mbijetuar, ndërkohë që kryeministrja Theresa May urdhëroi një hetim të plotë publik.
May, e cila u përball me kritika pasi nuk takoi të mbijetuarit e tragjedisë ditën kur ndodhi ngjarja, tha se viktimat meritojnë një përgjigje për këtë që ka ndodhur.