Militanti i LSI-së sulmon dhe kërcenon kreun e FRESSH në Gramsh: Mos guxo...

19 Qershor 2017, 10:45Politika TEMA

 Një militant i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Gramshit, ka sulmuar kryetarin e FRESSH-it në këtë qytet për shkak të bindjeve të tij politike.

Përkrahësi i LSI-së Aurel Qafoku 40-vjeç, është administratori i një lokali në qytetin e Gramshit, i cili ka kanosur kryetarin e FRESSH-it në këtë qytet, Enio Zanin 26-vjeç.

Mësohet se sherri ka ndodhur në lokalin që kishte marrë me qira kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Admirim Kalaj.

Në momentin që kreu i FRESSH, Zani bashkë me anëtarë të tjerë të PS ishin duke shpërndarë fletëpalosje në mbështetje të Partisë Socialiste, administratori Aurel Qafoku nuk e ka pritur mirë këtë gjë pasi ai mbështeste një subjekt tjetër.

Bëhet me dije se Qafoku ka ushtruar presion psikologjik, e ka kërcenuar dhe e ka nxjerrë me forcë nga lokali.

Për Qafokun u referuan materialet në Prokurori dhe po procedohet në gjendje të lirë për “Kanosje apo dhunim ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje