FOTOT/ Çudirat në Kamëz s’kanë fund, Xhelal Mziu inaguron rrugën “Torino” me shtyllë në mes

20 Qershor 2017, 17:22Politika TEMA
FOTOT/ Çudirat në Kamëz s’kanë fund, Xhelal Mziu

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, është shndërruar në një personazh mjaft komik sa i përket punës së tij në krye të këtij institucioni.

Së fundmi me rastin e zgjedhjeve elektorale, Mziu ka inaguruar rrugën “Torino” në Kamëz ku cilësia le mjaft për të dëshiruar, pavarsisht se ajo konsiderohet me standarde europiane.

Mungon sinjalistika, studimi i zonës, trotuaret, ndriçimi,  tabela e shaplljes së projektit dhe të tjera elementë që do ta bënin këtë një projekt serioz.

Gjithsesi, kryebashkiaku që ka shprehur vullnetin për të qenë ministër në kabinetin “Basha” nëse e djathta do të vijë në pushtet, e shfrytëzoi këtë investim për të mbledhur vota në llogari të Partisë Demokratike.

Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi që e ka shtyrë Mziun për ta emërtuar këtë rrugë me emrin “Torino” por mesa duket do të ketë ndonjë tifoz futbolli me  skuadrën e “Torinos” në zonë.

Një ditë më parë ai i bëri thirrje banorëve të Kamzës që të mos ngrinin flamujt e PS-së dhe LSI-së mbi çati, ndryshe do t’i shëmbte shtëpinë.

12 komente në “FOTOT/ Çudirat në Kamëz s’kanë fund, Xhelal Mziu inaguron rrugën “Torino” me shtyllë në mes”

  1. student says:

    Bir Selmani nenes ke te qaj me pare. oi oi oiiiiiiiiiiiiii

  2. Xyz says:

    Nuk e di por mesa duket tempersturat në Kamëz qenkan të larta dhe po i çmend mëzetërit e lulushit
    Xyz

  3. albaniafirst says:

    Mziu eshte kopje ne miniature e Bashes, vetem se ne nje shkalle me te madhe. Po votuat Bashen, do keni nje tjeter Mzi ne krye te qeverise. Zgjidhni e merrni….

  4. Shkodrani says:

    Gamar ti, gamar kush t’vuni…!!!

  5. Treviso says:

    Ore, merni shembull nga Mziu. Eshte ekonomist i forte ai. Llogarite i ka bere preçiz. Deri me 25 qershore qe jane zgjedhjet ajo rruge do ti rezistoje shiut dhe djellit. Pastaj tbehet çfar te behet me ate rruge. Ajo rruge vlersohet me 100 e ca vota, dhe eshte i sigurte kryetari qe do ti marri.

  6. Dan says:

    Merr e hidh nje dore zift dhe hajde merr ca vota….. nuk pashe asnje tortuar asnje kanalizim vetem bitum te zi mbi nje rruge zhavorri dhe nje bluze bitum te zi mbi trupin e Mziut……. cfare mizerje jane keta Pe De istat…..

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Me thene te verteten nuk kuptohet mire a e ka gabim Mziu qe ka shtruar rrugen me shtylle ne mes, apo ata qe kane vene shtyllen ne mes te rruges, se Mziu eshte i Bashes, kurse keta qe vene shtyllat ne mes te rruges jane te Edvin Rames.

    1. Zhin Zhoni says:

      Sido qoftë, profesor doktor Mziu duhet ta kishte projektuar me mire ketë rrugicë e ta lëvizte shtyllën qy aty !

  8. Paqesori says:

    Nejse…beri si beri , me shtylle pa shtylle, por te pakten e shtroi.
    Kur e ben eshte mire ta shkruani dhe lxoni…

  9. Tema says:

    Pjesa tjeter mund te transformohet ne rruge biçikletash.

    1. Keti says:

      Vetem shqiptaret bejne e kesoj puneshPrepara ti gjente vendin shtylles ,pastaj te shtronte rrugen.Kushedi sa aksidente kane per te ndodh.Kush e ka projektuar dhe aprovuar ?????. Injorance e plote .

    2. Keti says:

      Vetem shqiptaret bejne e kesoj puneshPrepara ti gjente vendin shtylles ,pastaj te shtronte rrugen.Kushedi sa aksidente kane per te ndodh.Kush e ka projektuar dhe aprovuar ?????. Injorance e plote .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje