Milo bashkëpunim me LSI, kandidati i tij në Berat tërhiqet nga gara: Ndjehem i përfaqësuar nga PS dhe Edi Rama

20 Qershor 2017, 14:09Politika TEMA
Milo bashkëpunim me LSI, kandidati i tij në Berat tërhiqet nga

Kandidati për deputet i Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos në Berat, Florian Malasi është tërhequr nga gara. Ai madje ka zbuluar arsyen e dorëzimit të tij, duke thënë se “Tërhiqem nga gara, ndjehem i pêrfaqësuar nga PS dhe Edi Rama”.

Milo nderkohe eshte rreshtuar krah LSI-se.

Pak më parë një tjetër kandidat për deputet i Partisë Social-Demokrate së Skënder Gjinushit në Vlorë, Leonard Beqiri është tërhequr nga gara po me arsyetimin se përfaqësohet nga Rama.

Të njëjtën gjë bëri edhe kandidati për deputet i Frymës së Re Demokratike, Astrit Kuçi i cili u tërhoq nga gara në Shkodër. Ai është shprehur se është tërhequr nga kandidimi pasi ka vendosur të mbështesë Partinë Socialiste. Kuci është kryetar i partisë së drejtuar nga Bamir Topi në Pukë. Në një prononcim për Puka Tv, Kuçi tha se është në mbështetje të kandidatit socialist Paulin Luli dhe madje i bëri thirrje edhe simpatizantëve të tij të votojnë për Lulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje