Lulzim Basha ka sulmuar nga Fieri kryeministrin Rama.
Ai është shprehur se kur vjen puna tek ekonomia, Rama nuk lidh dot dy fjalë.
Sipas tij, Rama shtrihet në skenë se i dridhen gjunjët nga frika e humbjes.
“Kjo do të jetë fitorja e çdo fieraku dhe fierakeje. Këtu katër vjet më para Rama premtoi 3000 mijë vende punë.
Por Fieri është zhytur në varfëri.
Edi Rama jo vetëm nuk i mbajti premtimet por dhe i shkeli.
Katër vjet Edi Ramën punoi vetëm për veten e vet.
Mos harroi se Edi Rama premtoi dhe nuk i mbajti premtimet.
Së bashkull ne kemi një qëllim një plan. Ekonominë e fortë të Fierit.
Republika e Re do të jete ekonomia e taksave të ulëta për vogëlushet dhe vogëlushët e Fierit, do të marrim mësim me staf të shtuar dhe me drekën e paguar nga Republika e Re.
Kudo ku kam shkuar na thonë që na ka ardhur në majë të hundës, se Rama me mashtrimet e tij ka vënë në pah vetëm interesin e tij.
Me vulat gjermane dhe me mbështetje amerikane, te gjithë bashkë ti japim këtij plani autorizimin me votën tuaj.
Kam një mesazh për ju që kemi mbushur qendrat e qyteteve kështu mbushni dhe qendrat e votimit të 25 qershor.
Dhe mos shkoni vetëm, merrni me vete dhe miqtë dhe mikeshat tuaja. Fierakët e heshtur që do të derdhin vrerin dhe mllefin, do të votojnë për numrin gjashtë.
Belbëzon i merren gjunjët, e keni parë si shtrihet në skene apo jo?
Ku vjen flet për ekonominë gëk-mëk nuk flet dot.
Ndryshim po vjen ndryshimi është i pandalshëm, me një ekonomi të fortë me një të nesërme të sigurte me Partinë Demokratike.
A jeni gati ti prini fitores së Shqipërisë kësaj radhe? Zoti e bekoftë Fierin, Republikën e re. Fitore! Fitore! Fitore!” tha Basha.
Sa mire e ka vene re se si i dridhen gjunjet Edi Rames !!!!!!!!!
Po pse te mos i dridhen gjunjet atij ?…….
Nga 70 deputete ,me duket se do te marri 80 ……,eshte peshe e rende ajo,prandaj i dridhen gjunjet…..!