Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor nuk ndryshon. Trump zgjat me një vit urdhërin ekzekutiv të vitit 2001

23 Qershor 2017, 10:05Rajoni TEMA

Shtëpia e Bardhë ka publikuar dy ditë më parë atë që mund të konsiderohet qëndrimi i parë zyrtar i administratës Trump për Ballkanin Perëndimor. Përmes një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë situata në rajonin tonë përshkruhet në kuptim të termave që rrjedhin nga Urdhri Ekzekutiv nr. 13219 i 26 qershorit 2001, çka do të thotë situatë që përfaqëson kërcënime të pazakonshme dhe të jashtëzakonshme për interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe politikës së saj të jashtme. Për këtë arsye administrate Trump ka vendosur që emergjenca kombëtare e deklaruar më 26 qershor 2001 dhe masat e adoptuara në atë datë dhe më pas për të menaxhuar këtë emergjencë, duhet të vazhdojnë efektin e tyre përtej 26 qershorit 2017…me 1 vit

Ky është mesazhi më i qartë që provon se angazhimi amerikan në rajonin tonë mbetet po ai që ka qenë. Akti I vitit 2001 lidhet me ngjarjet në Maqedoni, luftën e atyshme që çoi në Marrëveshjen e Ohrit. Ai përshkruan masat që duhen marrë për aktorët dhe personat e përfshirë në aktivitete që dëmtojnë interesat amerikane në rajon, që këtu perceptohen si interesa që përputhen me ato për sigurinë e disa vendeve përfshirë Shqipërinë. Po kështu qëllimi kryesore për urdhërin e vitit 2001 ishte zbatimi i rrjedhimeve të Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje