Një paqartësi në vendimin e KZAZ-së Pukë për vendin e Qendrës së Votimit për fshatin Mzi në këtë zonë, ka shkaktuar probleme.
Në dokument KZAZ kishte përcaktuar Qendrën e Votimit pranë një shkolle, por nuk kishte sqaruar nëse është në shkollën e re apo të vjetër.
PD kërkon vendosjen e Qendrës së Votimit në shkollën e re, por me sa duket kjo kërkesë nuk mbështetet nga partitë e tjera. Për shkak të kësaj situate të krijuar, votimi nuk ka nisur ende në këtë qendër votimi, ndonëse ora shënon 09:20.
Sakaq, një grup nga KZAZ e Fushë-Arrzit është nisur drejt fshatit Mzi, për të zgjidhur problemin dhe për të mundësuar nisjen e procesit të votimit.