Deputeti socialist reagon ndaj deklaratave të LSI: E krijon vetë tensionin, gjen fajtorët para se të ndodhi ngjarja

25 Qershor 2017, 11:55Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar për incidentin e ndodhur në Shëngjin.

Duke ju përgjigjur deklaratave të LSI-së, Ndreu tha se kjo forcë politike është duke e krijuar vetë tensionin dhe se  grupe të saj kanë ushtruar presion nëpër qendrat e votimit.

Ai tha se LSI ka deklarata të fryra duke ironizuar se LSI e gjen fajtorin para se të ndodhi ngjarja.

Më herët në Shëngjin një militant i Lëvizjes Socialiste për Integrim ngeli i lënduar nga një përplasje me disa persona të tjerë.

Menjëherë pas kësaj LSI akuzoi Partinë Socialiste si autore të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje