Emocione dhe lot gëzimi, i riu voton për herë të parë dhe feston ditëlindjen në një qendër votimi

25 Qershor 2017, 19:33Politika TEMA

Zgjedhjet parlamentare kanë sjellë mjaft surpriza. Klajdi Vrapi i cili mbushi 18 vite pikërisht në këtë ditë, përvec emocioneve që sjell votimi për herë të parë pati dhe një surprizë prej familjarëve dhe miqve të tij.

Menjëherë pas votimit në qendrën 1827 të vendosur në shkollën ‘Petro Nini’ në komision për të është hapur një shishe shampanjë por edhe torta nuk mund të mungonte.

Gazetarja: Si ishte eksperienca e parë?

Vrapi: Një eksperiencë shumë e bukur, mbusha 18 vjec dhe votova për herë të parë. Ishte një emocion i paparë. I bëj thirrje të gjithë të rinjve, kanë mbetur dhe pak orë për të votuar.

Gazetarja: A pati ndonjë dridhje gjunjësh?

Vrapi: Normal. Nuk pritej gjithë kjo surprizë e madhe.

Në këto zgjedhje janë rreth 136 mijë të rinj, të cilët votojnë për herë të parë.

4 komente në “Emocione dhe lot gëzimi, i riu voton për herë të parë dhe feston ditëlindjen në një qendër votimi”

  1. shqiparoselxhuk says:

    Ta gezoj Baftjari .bravo Baftjar.

  2. Lugati says:

    o sa gjunof qeke mer cun

  3. Alban Dega says:

    GRZUAR DITLINDJEN BAFTJAR !

    – Gezuar dhe voten e pare ne kete dite te shenjte!

    Ditelindje e pac cdo dite te jetes tende !

  4. Alban Dega says:

    GRZUAR DITELINDJEN KLAJDI !

    – Gezuar dhe voten e pare ne kete dite te shenjte!

    Ditelindje e pac cdo dite te jetes tende !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje