“Çmendet” PD-ja e Kavajës, nuk zbaton vendimin e KQZ për shtyerjen e votimit deri në orën 20:00 duke shkelur hapur Kodin Zgjedhor

25 Qershor 2017, 19:25Politika TEMA

Një precedent i pazakonte dhe në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor po ndodh në Kavajë.

Sipas burimeve nga QV-të e Kavajës, komisionerët e Partisë Demokratike kërkojnë që qendrat e votimit të mbyllen. Pra, thënë këtë, Partia Demokratike nuk i bindet vendimit të KQZ për ta shtyrë orarin e votimit deri në orën 20:00.

Nëse këtë pretendim të tyrin PD e Kavajës do e çojë deri në fund duke braktisur e mbyllur votimin duke shkelur vendimin e KQZ, atëherë komisionerët e kësaj partie përfundojnë të gjithë në ndjekje penale, sepse kjo është një shkelje e Kodit Zgjedhor për pengimin e të drejtës së votës.

1 komente në ““Çmendet” PD-ja e Kavajës, nuk zbaton vendimin e KQZ për shtyerjen e votimit deri në orën 20:00 duke shkelur hapur Kodin Zgjedhor”

  1. greece is shit says:

    eshte cmendur KQZ qe shkel ligjin dhe shtyn orarin e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje