Pas deklaratës së PS-së reagon sërish Luan Rama: LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste, Rilindja të distancohet nga bandat

25 Qershor 2017, 14:12Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i është kundërpërgjigjur deklaratës së fortë të PS e cila shprehte keqardhje për deklaratat e presidentit të zgjedhur Ilir Meta në Lezhë.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, numri dy i partisë thekson se “LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe as për socialistët! LSI ka denoncuar grupet kriminale të Rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë”.

Reagimi

LSI nuk ka bërë asnjë akuzë për Partinë Socialiste dhe as për socialistët!

LSI ka denoncuar grupet kriminale të Rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me socialistët e vërtetë, që nën mbrojtjen dhe me veprimet e mosveprimet e Policise, qarkullojnë të armatosur për të kërcënuar votuesit dhe për të tjetërsuar vullnetin e tyre!

Rilindja të distancohet nga bandat, të dënojë aktet e dhunës në Kashar, në Shëngjin e gjetiu dhe të presë me qetësi rezultatin e zgjedhjeve!
Shqipëria po voton kundër bandave dhe kastës politike në shërbim të krimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje