Presidenti i zgjedhur Meta niset me urgjencë drejt Lezhës, u rëndua situata pas plagosjes së militantit të LSI nga ata të PD në Shëngjin

25 Qershor 2017, 11:52Politika TEMA

Situata shqetësuese në Lezhë, ku një aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim u plagos me armë në Shëngin, siç thuhet nga anëtarë të PD, ka bërë që Presidenti i zgjedhur Ilir Meta të niset me urgjencë drejt Lezhës.

Meta përcolli këtë mesazh: “Bandat e drogës  nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë”.

Më herët në një konferencë për mediat, nënkryetari i LSI-së Luan Rama bëri publike atë se çfarë kishte ndodhur pranë një qendre votimi në Shëngjin.

Persona të armatosur, që Rama i quajti banda kriminale që veprojnë “nën bekimin” e Rilindjes, kanë plagosur me armë aktivistin e LSI-së, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj policisë se nuk vepron ndaj këtyre rasteve, edhe pse është sinjalizuar.

Sot Shqipëria voton për ligjvënësit e rinj.

6 komente në “Presidenti i zgjedhur Meta niset me urgjencë drejt Lezhës, u rëndua situata pas plagosjes së militantit të LSI nga ata të PD në Shëngjin”

  1. niko says:

    Edhe PD ben pjese te Rilindja? Like Floriri duhet thirrur Like Fiqiri ose Like Petlla e ikun.

  2. BRUKSELI says:

    TAO TAO NISET DREJT LESHES?????TE DHJEFSHA TAOTATAAON E SKRAPARIT.

  3. . says:

    edhe kater vite me pare like topoxhixho pati te njejten skenare ne lezh.keta te lsi po vetrrihen me njeritjetrin per te bere viktimen.

  4. Cka fene e samës tij kerkon ne Lezhe O korruptiari Ilir Meta? Apo don me ndeze gjakrat se e din humbjen e sigurte.C’ punë ka politika sot, le te merrn organet kompetente për cdo ngjarje qe ka jdodhe apo mund te ndodhin ne Shqipëri.

  5. angjelini says:

    Ilir hajduti kerkon te bej pis zgjedhjet ashtu siq eshte edhe vete. Turp te votosh kete maskara dhe njeri primitiv.

  6. Devi says:

    Kujt ja ngre gishtin ky qelbesira, popullit. Te gjithe incidentet e ndodhura deri tani jane shkaktuar nga leshelia e likes dhe monikes. Poshte qebesirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje