Media maqedonase: Fitorja e Edi Ramës dridh Zaevin e Gruevskin

27 Qershor 2017, 10:27Rajoni TEMA

Fitorja e kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e djeshme ka ndikuar dhe ka nxitur debate edhe në Shkup.

Atmosfera e fitores bindëse është reflektuar edhe në Shkup. Nga partitë maqedonase nuk ka pasur ndonjë reagim lidhur me fitoren bindëse të Ramës, informon INA.

Përfaqësues të LSDM dhe VMRO-DPMNE të pyetur nga INA se si e komentojnë fitoren bindëse të Ramës në Tiranë thanë se nuk japin komente pa dalur rezultatet e para zyrtare.

Qëndrimet e forta të Ramës drejt Shkupit dhe liderëve politik maqedonas vazhdimisht ishin parë në sy negativ. Rama ishte në shënjestër të akuzave edhe për Deklaratën e partive shqiptare, e cila iu faturua atij si autor i saj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në deklaratat e tij të fundit ka thënë se nuk mund të ketë Maqedoni pa shqiptarët.

Ai kishte deklaruar se nuk është me rëndësi kush drejton qeverinë maqedonase, por që shqiptarët t’i gëzojnë të drejtat si popull shtetformues.

“Për ne nuk ka rëndësi kush është në qeveri, Gruevski apo Zaev. Për ne me rëndësi është që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni janë popullsi shtetformues. Nuk ka Maqedoni pa shqiptarë”.

Ai kishte një porosi të veçantë edhe për Gjorge Ivanov, i cili mandatin për Qeverinë e kushtëzonte me të drejtat e shqiptarëve që ishin pjesë e Deklaratës së Përbashkët.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

6 komente në “Media maqedonase: Fitorja e Edi Ramës dridh Zaevin e Gruevskin”

  1. ilir says:

    Pa dyshim i vetmi udheheqes shqiptar i guximshem dhe korrekt ne deklaratat ne lidhje me mardheniet me fqinjet. Dinjitoz, konciz dhe i qartë dhe i kuptushem.
    Jam krenar per qendrimin e Kryeministrit Rama ne lidhje me fqinjet.

  2. albaniafirst says:

    Ka Mucua bicak, thone leberit.
    Edi me qendrimet e tija parimore dhe te guximshme me ben me teper krenar per vendin tim.

  3. @@ says:

    Me shkop koqeve e keni nga Gjatoshi si ju sllave te Uraleve ashtu dhe selxhuket e Athines nuk i rruhet kkkk per ma te mirin Gjatoshit rrini urte neqoftese nuk doni tju bej me dhimbje koke e tju zere majasilli

  4. Tin Tin says:

    Thjesht dhe pa shume temena.Kur pseudomaqedonet me gjuhe,bullgare,kishe serbe dhe shtet hibrid paskan te drejte,si nuk paskan te drejte Shqiptaret qe jane aty mijera vite para se gabelet sllave te vinin aty.Rama mos e ndal retoriken kunder tyre.

  5. Shqiperi says:

    A te lumte goja more Edi keshtu vazhdo, boll na neperkemben sllave e greke, kemi qene shume me heret be keto toka se ata

  6. Skanderbeg says:

    Sa poshte kane rene shqiptaret. …

    E shikojne shpresen tek edvin rama. …

    Kur paskemi pasur probleme me fyromanet qe jane jevgjite me nje shtet me 35% shqiptare ku shqiptaret e kane ne dore ekzistencen e ketij shteti imagjino sa poshte kemi rene. ..

    Edi rama qe mbahet si I forte, sa poshte kami rene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje