Holanda bashkëpërgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

28 Qershor 2017, 17:05Rajoni TEMA

Më shumë se 20 vjet pas masakrës së Srebrenicës në Luftën e Bosnjes, një gjykatë në Hagë bën Holandën bashkëpërgjegjëse për gjenocidin.

Një gjykatë në Hagë bëri sërish bashkëpërgjegjëse shtetin holandez për vdekjen e 350 viktimave gjatë masakrës ndaj myslimanëve në Srebrenica në vitin 1995. Megjithatë gjykata shfuqizoi pjesërisht një vendim të instancës së parë duke pohuar përgjegjësi të pjesshme të Holandës e ushtarëve helmetkaltër holandezë për masakrat që ushtruan serbët.

Gjatë luftës së Bosnjes helmetkaltrit holandezë duhet të ruanin enklavën boshnjake të Srebrenicës si edhe mijëra refugatë. Por në korrik 1995, ata u dorëzuan pa luftë pas sulmit të stuhishëm të njësive serbe. Forcat serbe nën komandën e gjeneralit serb, Ratko Mlladiç vranë më pas 8000 burra dhe djem myslimanë. Masakra e Srebrenicës është gjenocidi më i madh në truallin europian pas Luftës së Dytë Botërore.

Familjarët e viktimave akuzuan shtetin holandez dhe iu dha e drejtë pjesërisht në instancën e parë. Një gjykatë civile kishte marrë vendimin se Holanda mbante përgjegjësi për vdekjen e 300 burrave, që atëherë ishin nën mbrojtjen e helmetkaltërve holandezë. Ky ishte vendi i parë që fajësonte një shtet pjesëmarrës në trupat e OKB-së për krimet e të tretëve.

Marshi i paqes në Srebrenicë, korrik 2016

Në instancën e parë gjykata në Holandë nuk e kishte bërë shprehimisht përgjegjëse Holandën për rastin e enklavës dhe vdekjen e refugjatëve. Por ushtarët kishin vepruar jo në përputhje me ligjin në deportimin e 300 burrave nga territori i tyre ushtarak. Kjo, megjithëse, sipas gjykatësve, kishte pasur sinjale për vrasje masive.

Në argumentimin e gjykatësve nënvizohet se “me shumë siguri mund të thuhet, se këta burra do të kishin jetuar, nëse Dutchbat do t’u kishte lejuar atyre të qëndronin brenda territorit ushtarak.”

Qeveria holandeze kishte apeluar vendimin. Sipas saj Dutchbat nuk mund të bënte asgjë kundër supremacisë serbe, dhe se trupat kanë qenë nën komandën e OKB-së. Por edhe të afërmit e viktimave e apeluan vendimin. Organizata “Nënat e Srebrenicës” është e mendimit, se Holanda është përgjegjëse për më shumë viktima.

1 komente në “Holanda bashkëpërgjegjëse për masakrën e Srebrenicës”

  1. taraboshi says:

    Gjykata e Hages denon ushtaret e oficerat e U. C .K .se qe bene lufte te drejte per mbrojtjen e vendit tyre dhe familjeve tyre e nuk denon te gjithe serbet qe kan qene ne krye te formacioneve ushtarake e civile .Gjithashtu kjo gjykate po te jete se eshte kriju per vendosje drejtesie nuk eshte ne gjendje te gjeje kush eshte fajtor per ato masakra (krime k/njerzimit) qe u be ne Bosnje ne Kosove ? Po te doje e ben se nuk eshte e veshtire per ta bere .Ne kete rast eshte shume me lehte per ta gjet fajtorin sepse ka patur gjoja forca nderkombetare gjoja per ti ruajtur e ato kane drajtuesa qe pergjigjen para komandes se N .A .T .os qe kane emra konkret merr librat e dhenjes se urdhrave nga komanda eprore komandave vartese se ary shkruhen te gjitha gjerat e aty gjehet kush eshte fajtori .N q s forcat fashiste hollandeze nuk kan reagu jane fajtore ato se edhe po te ken qene te pakta ne numer luftojne aq sa jane dhe ne te njejten kohe kerkohet ndihme nga komanda eprore.Por me sa duket ka mish dhije ne kete pune!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje