“Prioriteti ynë do të jetë dialogu me serbët nga Kosova: ne kemi një plan ekonomik dhe social për komunat veriore të Kosovës. Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh”, thotë për “Blic”, Albin Kurti, kandidati për kryeministër të Kosovës.
“Kurti është një ujk në petkun e deles”, ka shkruar kohët e fundit gazetarja e “Deutsche Welle”, Adelhajd Fajlke në një nga analizat pas zgjedhjeve në lidhje me suksesin e “Vetëvendosjes”. Edhe pse në një pjesë të Kosovës por edhe të publikut evropian Kurti ka një imazh pozitiv (i pakorruptuar, parimor, i afërt me Perëndimin), lideri i “Vetëvendosjes” ,është një nga politikanët më ekstrem në Kosovë, transmeton “Zeri.info”.
Me Ramën dhe Albinin kryeministra shqiptarët do bëjnë hapa të rëndësishëm në katër vitet e ardhshme. Të dy janë miq, ngjasojnë shumë si socialist dhe janë të vetmit që fqinjët nuk i duan.
Albin Kurti duhet te jete shembull per te gjithe politikanet shqiptare kudo qe ndodhen, lider qe per fat te keq shaqen rralle ne politiken shqiptare, eshte nga ata figura qe lene gjurme ne histori.
Po te ishte Albin Kurti “dele” nuk do ti mbijetonte te “arriturave” te Bandes se Zanzibarit, pjestaret e te ciles ndodhen ne krye te listes se Gjykates Speciale, e disa prej tyre udheheqin edhe nga burgu.