Starova i mbyll derën Milinkoviçit: Jo ai person tek Partizani! Me një vërshëllimë vijnë të gjithë në Tiranë

28 Qershor 2017, 19:27Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, në konferencën e sotme për shtyp ka bërë të qartë se ka këshilluar presidentin Gazment Demi që të mos marrë në punë Mlladen Milinkoviç, i cili ka qenë në negociata me klubin e kuq.

Tekniku i te kuqve foli dhe per ndeshjen e pare te Europa League qe do te luhet neser ndaj Botev Plovdiv, per te cilin Starova tha se eshte nje kundershtar mjaft i veshtire por Partizani do te beje me te mire qe te kualifikohet per ne raundin tjeter.

 

Për përgatitjet për ndeshjen kundër Botev

“Që pas hedhjes së shortit u mblodh informacioni i nevojshëm dhe ky informacion nëpërmjet videove iu bë i qartë edhe skuadrës. Atë informacion që kam unë e ka edhe e gjithë skuadra, është një kundërshtar i fortë për ne.

Objektivi ynë për t’u kualifikuar sigurisht që është i vështirë. Shpresojmë që me dëshirën dhe mundin, si dhe përgatitjen dyjavore të skuadrës, shpresojmë të bëjmë më të mirën në mënyrë që edhe pse kundërshtari është i fortë të realizojmë objektivin që kemi për të kaluar turin”.

Për krahasimin mes Partizanit dhe Botev

“Kur them se kundërshtari është i fortë, nuk presupozon që Partizani është i dobët. Bëra konstatim se kush është kundërshtari, ne dihet që jemi të fortë. Nëse doni përgjigje më konkrete, le të themi se kualifikimi është 50 me 50”.

Për situatën me dëmtimet

“Realiteti është që ne jemi pa 4-5 lojtarë titullarë duke përfshire edhe Malotën e dëmtuar pas operacionit. Janë gjëra që dihen, skuadra ka dy objektiva, të bëjë të pamundur për të përballuar këtë tur të parë të Europa Ligës. Pastaj njëkohësisht koha është e bollshëm për të plotësuar skuadrën me mungesat që kemi pasur. Nga data 1 fillon edhe merkato më e gjerë e cila zgjat shumë”.

Për mënyrën se si do të interpretohet kualifikimi mes ndeshjes së parë dhe të dytë

“Kur ka një objektiv për të kaluar, nuk ka ndarje. Atë e bën kur është një skuadër shumë nën nivelin tonë që të kemi këtë luks. Nuk e kemi këtë luks të fitojmë këtu 5-0 dhe atje të shkojmë me të rinjtë. Kur themi që kundërshtari është i fortë dhe premisat janë 50-50, do të thotë që skuadra duhet të jetë e kujdesshme.

E kemi të gjithë të qartë formën dhe mënyrën e lojës, sigurisht duke i bërë thirrje edhe tifozëve, siç i kemi bërë, që duhet të jenë të durueshëm se është një skuadër e cila si karakteristikë kryesore është e gjitha që kur gjendet në zotërim të topit, merr pjesë në aspektin mbrojtës dhe janë shumë të shpejtë dhe të aftë në drejtim të kundërsulmit.

E dini që në sfidat me dy takime, skuadra nuk duhet të pësojë gol dhe të bëjë më shumë gola. Sigurisht, pas takimit të parë mund të flitet edhe më ndryshe pastaj, por janë të lidhura bashkë, janë dy ndeshje që përcaktojnë kush vazhdon rrugën”.

Për zhvillimin e ndeshjes në temperatura të larta

“Ora 5 nuk është dëshirë e jona që e zgjodhëm, janë vendime të UEFA-s. Por ajo që mund të them është që ne me siguri kemi një avantazh të vogël. Se sa është avantazhi, se ata nuk janë mësuar, se sa mund të ndikojë, nëse do të ndikojë pozitivisht, do të jetë në favorin tonë”.

Për dënimin e Skënderbeut dhe kalimin e titullit te Partizani

“Sigurisht që ne kemi qenë të përgatitur më përpara, meqë e keni dëgjuar deklaratën. Është çështje kohe se ai trofe nuk ka ku të shkojë. Nuk e di pse po vonojnë zotërinjtë e federatës për ta kthyer. Por edhe pse nuk ka ardhur Kupa e quajmë të përfunduar dhe për lojtarët tonë vlen një motiv më tepër. Janë krenarë sepse hynë në histori që në këtë kohë, në këtë periudhë, në këtë vit, kanë vënë edhe ata një tullë në arritjet e Partizanit, në kupat në gjithë vitet.

Për apelimin e mundshëm të Skënderbeut

“Nuk dëshiroj të flas më tepër, di që vendimi i fundit është me 53 ndeshje të trukuara. Di që Korça do të apelojë, por nuk më rezulton që të ketë ndonjë vend ku të apelohet sepse apelimi i fundit është në Lozanë, atje ku bëhet. Kështu që them se jemi të çuditur se po vonohen, por kanë qenë zgjedhjet me sa duket dhe nuk kanë pasur kohë për t’u mbledhur”.

Për të ardhmen e tij në klub

Ju keni qejf t’i bëni këto pyetje, e keni marr përgjigjen 20 herë apo 100 herë. Kur të dalë presidenti në pension, do të dal bashkë me atë. E kam thënë edhe këtë 100 herë, që jam i gatshëm të bëj edhe trajnerin, kam dy poste, kam edhe post drejtuesi kam edhe post trajneri, kështu që këto janë thënë e stërthënë.

Megjithatë jam i gatshëm ta jap gjithmonë përgjigjen. Do të jem këtu derisa të dal në pension, komandën e ka tjetër kush, posti im është këshilltari i Gaz Demit që është mbi të gjithë drejtorët e tjerë që janë. Jam edhe vartës, jam edhe drejtues. Nuk ka asnjë shteg të hapur, e dini që jam edhe këshilltar, edhe trajner, llogariteni vetë se çfarë jam. Përgjigjen duhet ta merrni përfundimtare te presidenti, unë jap garancitë e mia që i përgjigjem kërkesave të skuadrës”.

Për këshillën që i ka dhënë Demit rreth Milinkoviç

“Me gjithë respektin për Milinkoviç. që ka bërë një punë të mirë të Gjirokastra, e kam cilësuar si një trajner të mirë, që la një gjurmë. Sigurisht që e humbi shkëlqimin në fund fare. Këshilla ime ka qenë ‘jo ai person’ pasi përderisa çelësat i ka marrë Moxhi, drejtori i përgjithshëm është ai. Ka trajnerë sa të duash bota.

E shihni, sa iku De Biazi, pa u bë thirrje, erdhën 1 mijë vetë përnjëherë. E kuptoni, ky është realiteti në botë. Trajnerë ka me shumicë, përgatitës ka me shumicë, me një vërshëllimë vijnë të gjithë, Tiranën e Shqipërinë e duan të gjithë. Puna është kë do të zgjedhësh, nuk mungojnë trajnerët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje