Njeriu më i rëndësishëm në PS, pas kryeministrit Edi Rama, Gramoz Ruçi e cilësoi dje “një përgjegjësi të madhe”, fitoren e 74 mandateve. Në një intervistë për GSH Ruçi u shpreh se ata nuk e shohin fitoren me eufori, por me realizëm për të përmbushur pritshmëritë e larta të shqiptarëve, socialistë e demokratë.
I pyetur në lidhje me zërat se ai do të jetë kreu i ri i Kuvendit, Ruçi u shpreh dje se këto janë komente të medias.
“Në momentin e duhur, ka kohë edhe dy muaj që maxhoranca të shpalosë të drejtën e saj për të gjitha institucionet legjislative apo ekzekutive. Kështu që deri atëherë po ia lë në dorë medias të merret”, tha ai.
Zoti Ruçi, a e prisnit të merrnit 74 mandate në këto zgjedhje?
Po, sigurisht që ne e prisnim, pasi për këtë kemi zhvilluar fushatë. Ndaj, ky rezultat ishte një përgjigje që ne morëm nga votuesit shqiptarë. U realizua pikërisht ajo që ne kërkonim dhe vlerësoj mbështetjen që na u dha. Sigurisht kjo është një përgjegjësi e madhe, ndaj ne nuk e shohim as me eufori, por e shohim me realizëm, duke menduar që përgjegjësia është shumë e madhe dhe duhet ta justifikojmë këtë mandat që na u dha nga mijëra shqiptarë.
Ju morët një mandat për të qeverisur vetëm. A do të merrni edhe “bashkëpunëtorë” të tjerë në qeveri, ashtu siç i quajti kryeministri?
Është shpejt për t’i parë këto gjëra. Kemi kërkuar vetëm ritëm më të shpejtë për të ecur përpara dhe s’ka asnjë arsye që ne të mos e ushtrojmë verdiktin që elektorati na dha. Ne do të shpalosim të gjithë përgjegjësinë e nevojshme për të realizuar ato premtime, objektiva dhe pritshmëritë e larta që ka elektorati ndaj nesh. Kur them elektorati, këtu kam parasysh të gjithë shqiptarët, socialistë e demokratë, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, në lidhje me zbatimin e reformave, të cilat janë të rëndësishme për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Besoni se pas këtyre zgjedhjeve do të hapen deri në fund të vitit negociatat për anëtarësim?
Sigurisht nuk mund të deklarohem për këtë çështje, sepse kjo kërkon vlerësim nga Bashkimi Evropian. Shqipëria sigurisht ka shumë ‘detyra shtëpie’ në lidhje me BE-në. Por sigurisht, standardi i zgjedhjeve që sapo zhvilluam, për mendimin ka vlerësime shumë pozitive. Për herë të parë votuesit nuk kishin pikë ankthi, frike, qoftë nga policia, shërbimi informativ apo strukturat shtetërore apo qoftë edhe nga akte rrugaçërie. Shqiptarët shkuan në mënyrën më të qetë në zgjedhje dhe shprehën verdiktin e tyre. Në dallim nga fushatat e tjera, kjo fushatë ishte ndryshe. Ishte një fushatë modeste, në kuadër të shpenzimeve. Kandidaturat që u vunë në lista nga ato problematika që kanë pasur nga zgjedhjet e kaluara ishin të një niveli të lartë dhe rezultati i zgjedhjeve doli shpejt. Nga ana tjetër, subjektet politike, pavarësisht nga retorika emocionale e momentit, të gjitha janë pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve. Kjo nuk ishte një provë vetëm e politikës, por e gjithë shqiptarëve ndaj Bashkimit Evropian, për ato reforma që janë në rrugën e zbatimit. Është kurorëzimi i reformës në drejtësi, që është në drejtimin e duhur. Sapo janë ngritur institucionet e reja të drejtësisë dhe unë mendoj që kjo do të vazhdojë. Ndaj mendoj që këtë javë Bashkimi Evropian do të ketë një vlerësim pozitiv për ecurinë e Shqipërisë dhe zgjedhjeve.
Zoti Ruçi, rezultati përfundimtar tashmë u dha. A do të nisni punën për krijimin e qeverisë, apo do të prisni shpalljen e rezultatit zyrtar edhe pas ankimimeve të partive, siç ka ndodhur zakonisht?
Rezultatin e zgjedhjeve e ka komunikuar vetë kryetari i KQZ-së. Kjo ka qenë një iniciativë legjitime e KQZ-së. KZAZ-të i kanë bërë verifikimet e tyre. Më pas kjo është punë e KQZ-së, sistemi i bën vetë kalkulimet dhe KQZ shpreh verdiktin e saj. Por pavarësisht kësaj, në bazë të Kushtetutës, javën e parë të shtatorit, deri në 9 shtator, pikërisht atëherë kur i mbaron mandati kësaj qeverie, nuk mund të kemi një qeveri të re.
Do të thotë nuk do kemi emra gjatë verës?
Jo në verë. Por në afatin e caktuar nga Kushtetuta, kur i mbaron mandati katërvjeçar kësaj qeverie, është kompetencë e këtij kryeministri, kryeministrit të votuar dhe që ka fituar të formojë qeverinë e re.
Emri juaj po përflitet sot si pretendent për postin e kryetarit të Kuvendit. Do ta pranonit një funksion të tillë?
Nuk merrem me komentet e medias. Në momentin e duhur, ka kohë edhe dy muaj që maxhoranca të shpalosë të drejtën e saj për të gjitha institucionet legjislative apo ekzekutive. Kështu që deri atëherë po ia lë në dorë medias të merret.
Përfundimisht, zoti Ruçi e keni përjashtuar një koalicion me LSI-në?
S’ka koalicion me LSI-në. Kemi zhvilluar një fushatë për të vetëqeverisur Shqipërinë dhe nuk kemi pse ta diskutojmë këtë. Diskutimet do të bëhen në kohën e duhur.
Po te zgjidhet Ruçi kryetar kuvendi do ket bojkotim te opozites deri ne 2021-in.
si e dezerton ripjellja ket artikull..e dine qe eshte i pa kandidushem ky krimineli malok tepelene..dhe nuk e komentojne..jasha ripjellja
Hahaha….ngadale-ngadale po pergatitet terreni per ndarjen e ” tepsise” me PD. Ne Shqiperi, cudia me e madhe zgjat tre dite. Deri atehere jane ftohur gjakrat. Marreveshja Rama-Basha do jape frytet e saj. Mut i ati, mut i biri, mut ai qe beri t’ane. Populli te vazhdoje te haje fara luledielli.
o plere gjakatare mer kriminel.mer bandit shkurresh..pranej poplli shqiptar s’bo hajer..me i krah gje komunistat e ores pare si puna jote f.xhafes s.pellumbit..s.gjinushit..nipin e spiro koleres..nga krahu tjeter..s.berishen..g.rrulin..g.pollon..f.balliun..b.mutafarajn..kto qorrat e temes dune evrope+veting..o ripjellja me skeletat e komunizmit do hecim pepara ne??????????
Lugat ,kesaj radhe te ngre dollin!
gjithashtu kanina..me te mara.mbi te gjitha jemi shqiptare..i duam te miren ketij vendi te mrekullushem
Politikan , shqiptar dhe burre i vendosur per Shqiperine si Gramoz Ruçi, nuk ka tjeter. Pse e theme kete; sepse fjala e tij ka zene vend ne çdo kohe e prere dhe e forte, pa medyshje. Per çeshtjen e 2 prillit, pavaresisht se kush e beri, shkoi si burre shqiptar ne Shkoder direkt para shkodraneve per tu ballafaquar , pa friken se cubat mund te benin punen e tyre: trim lab. Ne çdo fjale te tij ne parlament e kudo pikon shqiptarizem. Fjale pak e pune shume. Asnjeher nuk i eshte pergjigj fjaleve te Sali Berishes ( aq banal e i poshter) me fjalorin qe ai e meritonte, por korrekt e me ndershmeri. Duan, s’duan, armiqte e tij qe edhe ata jane shqiptare, per te ardhur keq po jane dhe armiq te shqiptareve te ndershem, ne heshtje e pranojne dhe dine se kush eshte Gramoz Ruçi nga Tepelena. KJo eshte çeshtje karakteri, ndershmerie dhe krenarie qe ai e ka ne genin e tij dhe eshte per te marre shembull sot qe burrat po behen gra e grate po behen k….