Patozi deklaratë "bombë": Basha është kërcënim kombëtar, ka marrë peng dhe ka grabitur PD-në

29 Qershor 2017, 22:17Politika TEMA

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka dhënë një deklaratë të fortë në “Opinion” ditën e sotme në “TV Klan”, duke thënë se Lulzim Basha është kërcënim kombëtar.

Sipas Patozit, ai ka grabitur opozitën duke dëmtuar Shqipërinë.

“Lulzim Basha sot është kërcënim kombëtar. Duke marrë peng, dhe duke e grabitur PD-në dhe duke e çuar në atë humbje katastrofale, Basha mban peng zhvillimet shoqërore dhe politike në Shqipëri.

Shqipëria për shkakun e tij sot mbetet pa opozitë. Kemi 200 mijë demokratë që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje”, tha ai.

8 komente në “Patozi deklaratë “bombë”: Basha është kërcënim kombëtar, ka marrë peng dhe ka grabitur PD-në”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Opozite do jete forca e para e papare !

    1. everest says:

      Jo more Patok jo,se ata 200 mije qe thua ti shko gjeji ne LSI se per ate kane votuar!
      Edhe pas shpartallimit tuaj ne 2013 kete gje bene demokratet tuaj:
      Kaluan me LSI-ne qe te mos hiqeshin nga puna!
      Pra eshte nje loje e njohur kjo qe me pare!

  2. shqip says:

    Po kete e zbulove tani o Titi ? Po Nese e keni ditur , kur basha futej ne çader me Baftjaret e hanin pica , ti dhe grupi shurupi , pse nuk ktheheshit ne parlament te votonit komisionet ? As kur ua ketkoi Merkel , Lu-ja, Han, Kukan, Amerika , BE, e gjithe bota qe i ra goja mbrapa . E kupton o shterpe se ku qendron arsya , apo jeni te gjithe enuke qe jeni aty aksidentalisht?

  3. ShkoDrani says:

    Jo more Patoz, PD kurre nuk ka qënë kombetare. Ajo ka qene dhe eshte partia e familjes Berisha.

  4. boom says:

    Eduard Selami kandidat per kryetar i PD-se eshte kercenuar. Pse nuk reagon ti o njeri i “moralshem”?

  5. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    nuk keni pare gje akoma,pafytyresia sunite apo shiite ne PD dhe LSI sapo ka cjerre masken, nuk dime se c’behet me tourkocamet e PDIU……!!!!?? ditet ne vazhdim do te ringjallin luften ose pabesine e pederit turkoshak Hoxha qe beri ne Partine komuniste duke vrare ose syrgjynosur gjithe kundershtaret politike ne parti per 45vjt…………….

  6. lori2 says:

    Tani fole, mo Tozi? Ku ishe ti dhe shoket/shoqet e tua me pare, apo tani u zgjove se i rane puplat atij tjetrit!!!!

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    200 mije demokrate qe nuk paskan marre pjese ne zgjedhje???
    Nga e nxorre kete perfundim??Se moret 200 mije vota me pak???
    Po une e di ndryshe :
    Nga keta 200 mije:
    100 mije kane votuar Partine Socialiste te Edi Rames ?
    100 mije kane ikur jashte shtetit nga “qeverisja e keqe e Edi Rames”(sic ke thene para pak kohe ti Patoz) per te kerkuar azil … ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje