Edon Hasani drejt Sepahanit në Iran

30 Qershor 2017, 14:21Sport TEMA

Edon Hasani është pranë transferimit tek Sepahan në kampionatin Iranian. Janë detajet ato që po mbajnë peng mesfushorin shkodran për të firmosur marrëveshjen e re drejt skuadrës në të cilën më parë është aktivizuar një tjetër shkodran, sulmuesi Xhevahir Sukaj.

Mesfushori 25 vjecar është i kërkuar së tepërmi nga disa skuadra të superligës, pas aventurës së përfunduar me Kukësin. Partizani kërkon të mbulojë largimin e Ylber Ramadanit me afrimin e Hasanit, që gjithashtu kërkohet edhe nga Flamurtari, që nga ana vet ka humbur kapitenin Bruno Telushi.

Një bisedë paraprake lojtari ka bërë edhe me drejtuesit e Vllaznisë të cilët kanë shprehur haptazi dëshirën e tyre për ta rikthyer Hasanin në Shkodër. Megjithatë Sport News mëson arsyen e vërtetë se përse ish mesfushori i Litex Lovech është ende i pavendosur.

Oferta e bërë nga skuadra iraniane Sepahan ka turbulluar mendimet e Hasanit që tashmë pret mbylljen e kësaj marrëveshjeje, për t’u transferuar në skuadrën që më parë kanë luajtur Ervin Bulku dhe Xhevahir Sukaj. Këtë sezon futbollisti u aktivizua në 19 ndeshje me Kukësin, duke mbyllur përpara kohe aventurën me kampionët e Shqipërisë, për shkak se nuk pranoi rinovimin e kontratës./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje