Shkëndija e Tetovës ka bindur në sfidën e parë të Europa League, kundër Dacia Chisinau.
Tetovarët arritën që të bëjnë një paraqitje mjaft të mirë duke fituar me rezultatin e pastër 3-0, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit.
Autorët e golave për Shkëndijën në këtë takim u shënuan nga Besart Ibraimi, Ardijan Cuculi dhe Marjan Radeski.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet javën e ardhshme me ekipin shqiptar që është shumë praë kualifikimit.